• |
ide | kryesore

Godet sërish RAI3/ Intervista e Zaganit: Si e pësova nga Audi i zi i Saimir Tahirit (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Televizioni i njohur italian Rai 3 ka publikuar një intervistë me ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani. Në këtë intervistë ai flet për trafikun e lëndëve narkotike që bëhej në vend në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

“Ky është dokumenti që mban datën 21 mars 2017. Është një përgjigje zyrtare nga autoritetet zvicerane të njohjes së azilit politik për mua dhe familjen time,” – dëgjohet të thotë Zagani në intervistën e dhënë për Rai 3.


Televizioni italian thotë se Dritan Zagani ishte një zyrtar i policisë shqiptare që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që sot jeton në Zvicër ku ka kërkuar azil politik.

“Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”, – tha Zagani.

Pas akuzave dhe hetimeve për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky i fundit u detyrua të jepte dorëheqjen.

Ishin kushërinjtë e Tahirit, vëllezërit Habilaj të cilët u arrestuan në Katania për trafik droge, të cilët u bën shkas për përfshirjen në hetime edhe të ish ministrit të Brendshëm.

Kujtojmë se Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani. Mbi Zaganin bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim.

“Unë nuk mund ta hetoj bandën, por banda më futi mua në burg”, – u shpreh Zagani.

Kjo nuk është hera e parë që RAI3 i kushton rëndësi kanabizimit dhe akuzave të përfshirjes së politikanëve në këtë vepër penale. Pak ditë më parë u publikua edhe një dokumentar ku flitet për shumëfishimin e trafikut të drogës. I menjëhershëm ishte reagimi i qeverisë, duke mohuar se realiteti përputhet me kronikën në fjalë.

ALBANIA, TRA NARCOTRAFFICANTI E SOGNO EUROPEO

ALBANIA, TRA NARCOTRAFFICO E SOGNO EUROPEOContinua il nostro viaggio nell'Albania che fa fronte al crescente potere dei narcotrafficanti. La storia di un coraggioso poliziotto che per le sue inchieste che toccavano le complicità tra crimine e politica è dovuto fuggire dal suo paeseValerio Cataldi per il Tg3 delle 19 del 28 gennaio 2020

Publiée par Tg3 sur Mardi 28 janvier 2020

6 Comments

  1. RAI3 eshte televizion i se majtes. Kur ne Itali kishte akoma parti komuniste, aktualisht PDi (partito democratico italiano) kanalet ishin te ndara ne kete menyre RAI1 DCi, RAI2 PSi dhe RAI3 PCi. Thuhej qe edhe per lajmet e dhena, redaksia e stacionit televiziv do i kalonte me pare nga partia perkatese. Nese kjo situate vazhdon edhe aktualisht, do te thote qe rilindoret kane filluar te humbasin mbeshtetjen e te majtes europiane. Ketu situata behet paksa kritike…

  2. Vetem policat shqipetare mund te bejne gjithcka per te marre azil ne ndonje vend tjeter. Polic qe ka frike nga hija e vet.

  3. Shqiperia e droges po infekton te gjithe Europen, Jo vetem RAI por te gjithe stacionet e Europes duhet te flasin per gjemen qe Droga Shqiptare u ben vendeve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu