• |
ide | kryesore

Hailey Bieber tregon çrregullimet gjenetike

Paparazzi, Slider



Modelja e famshme Hailey Bieber ka folur hapur për një çrregullim gjenetik që i bën gishtat e saj të mos kenë një formë të drejtë.Bieber, 23 vjeç, publikoi në Instagram të martën në mbrëmje, një seri imazhesh përmes së cilave i sqaronte 24.5 milionë ndjekësit, se arsyeja e gishtërinjve të saj të shtrembër është një çrregullim i lindur, i njohur si “Ectrodactyly”.

Në foton e publikuar shohim se gishti i vogël i dorës së majtë të modeles është disi i lakuar. Hailey shprehet se ka vite që bën shaka me gishtin dhe gjendjen e saj por situata duket e frikshme.

“Kështu që njerëzit mund të ndalojnë së më pyeturi se çfarë kanë gishtërinjtë e mi. Ja çfarë nuk shkon”, shkruan ajo.

Reagimi i Bieber vjen menjëherë pas publikimit të një fotoje me bashkëshortin e saj, ku gishti i vogël tërhoqi vëmendjen e të gjithëve!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *