• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm në një lokal pranë portit të Durrësit

Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën pranë portit të Durrësit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13 në Plazh, në murin e jashtëm të një lokali, në pronësi të shtetasit M.S. lokali ka qenë i mbyllur kur është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Policia thotë se për pasojë ka vetëm dëme materiale. Blutë e Durrësit ndodhen në vendngjarje dhe thonë se po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *