• |
ide | kryesore

Marrëveshja drejt dështimit/ Çfarë i ndan Albin Kurtin dhe Mustafën

-Instant, Kryesore, Lajme



Negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike janë në prag të dështimit. Palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit të së martës, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me prezencën e pesë ambasadorëve kryesorë ambasadorëve dhe shefes së Zyrës së BE-së.

Asnjëra prej palëve nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk ka përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për krijimin e qeverisë.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Albin Kurti duhet të dorëzohet  

Deputetja Albulena Haxhiu, e propozuar nga Vetëvendosja për të mbajtur postin e ministers së drejtësisëu tha se Kurti e Mustafa nuk janë marrë vesh as që të takohen sërish, dhe kjo gjë, sipas saj, do të diskutohet nga liderët.
Midis palëve qëndron posti i kryeparlamentarit të zgjedhur, Glauk Konjufca, i cili në një marëveshje paraprake i ishte premtuar LDK, por që meqënëse marëveshja u nuk arrit, Vetëvendosja e propozoi vetë dhe e zgjodhi sëbashku me votat (75) e Isa Mustafës. Në këmbim të saj Albin Kurti ka ofruar dy poste më shumë në qeveri, përfshirë këtu edhe ministrinë e jashtme. Por Mustafa ka mbetur i palëvizshëm në qëndrimin e vet: “Ose kryeparlamentarin tani ose asgjë”. Kësaj kërkese LDK i ka shtuar edhe njëtjetër: “E marrim postin e kryeparlamentarit tani dhe ua dorzojmë pas një viti kur të marrim presidentin”.

Por Albuena Haxhiu e ka konsideruar këtë si një shaka: “Është përmbysje e vullnetit të 75 deputetëve. Është tallje që t’i themi kryeparlamentarit të zgjedhur në mënyrë demokratike hiqu, që të jetë dikush i LDK-së për disa muaj, pastaj ai të hiqet e të vijë dikush tjetër. Kjo është tallje me vendin. Kemi para vetes shumë zgjidhje të tjera, por kjo s’mund të bëhet nëse s’ka vullnet nga LDK-ja”

Pas takimit gati katërorësh në Kuvendin e Kosovës, Mustafa, tha se kur VV të pranojë kushtet e tyre, LDK do të jetë gati për ta nënshkruar koalicionin. “Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon një marrëveshjeje të balancuar. Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

Por sipas Albin Kurtit VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”.

“Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti pas takimit në një moment kur ka mbetur më pak sesa një javë nga afati që ai ka të paraqesë një qeveri të mbështetur nga një shumicë deputetësh.

Nëse VV dhe LDK dështojnë të krijojnë një qeveri, mundësitë mbeten tre. Ose Albin Kurti të vazhdojë përpara duke paraqitur një kabinte të pakicës, duke besuar se LDK do ta respektojë fjalën e dhënë publikisht për të mbështetur qeverinë pa marrë pjesë në të.

Obsioni i dytë është që pas skadimit të mandatit të kurtit, presidenti Thaçi të mandatoje dikë nga LDK për kryeministër dhe të realizohet një qeveri së bashku me AAK e Haradinajt, e cila do i leverdiste edhe PDK-së.
Ndërsa version i tretë janë zgjedhjet e reja.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Z.KURTI! Ju nuk jeni hajn, i korruptua, i rekrutuar, ju nuk i tradhetoni interesat e Kosoves per karrige e pushtet, ju as nuk bliheni dhe as nuk shiteni, ju jeni gen i paster iliro-arberoro-dardano-shqiptar, ju nuk jeni produkt i kuzhinave dhe pazareve te ndyra, qe gatuhen ne kurriz te shqipetareve, juve s’kane mundesi qe t’ju shantazhojne apo frikesojne as SHBA dhe as dreqi e shejtani, juve jeni per Shqiperin e Vertete dhe kundra ricoptimit te Kosoves, ju jeni bir i popullit dhe jo mutand, kriminelo-pederast, i viruesit soros, prandaj juve, nuk do t’ju lejojne qe te vini ne pushtet asnjehere, as SHBA, as RUSIA, as SERBIA dhe kushdo armik tjeter i ketyre trojeve dhe i ketij populli, fatkeqesi por kjo eshte situata aktuale.

  2. Problemi eshte qe kurti i do te gjitha vete, sdo te ndaje pushtet. E do ldk-ne sa per numra e ta trajtoje me shperfillje si parti me 5-6% te votave jo si partner koalicioni.

  3. Cudi eshte qe Kurti paska vene ne negocim postin e ministrit te jashtem kur sfida kryesore sot jane diskutimet me Serbine. Kjo ka shijen e terheqjes nga pergjegjesia madhore qe normalisht duhet ta mbaje kryesuesi i koalicionit.

  4. VV dhe LDK,jane extremisht te ndryshme.Qe ne fillim,nuk kam besuar se do te mund te merret vesh (mirekuptohet) VV me LDK,e cila eshte tipike ballkanase,ndryshe nga VV ,qe kerkon ndryshim ne Kosove.E them me bindje,se Kurti,do te jete me komod,nese num perfundojne marreveshje.Por i druhem,veprimeve te Presidentit,qe eshte (mendoj une),shkaktari kryesor,per kete mosmarreveshje.Thaci,po luan,qe te mund te perfshihet partia e tij,ne koalicion qeveritar,duke eleminuar me manovrat,gjoja kushtetuese,VV,nga qeverisja.Desheroj te jem i gabuar,por…..

  5. Salihu dhe shpellkaret e tij trumbetuan qe albini eshte patriot etj ………….. levdatat ishin te medha por mbas kater muajsh ky albini na doli nje mut i vogel qe kerkon te beje si muti i madh salih qe i do te gjitha per vete

  6. Te kishte nje raund te dyte te zgjedhjeve dhe te vendoste populli kush do qe Kryeministri i Kosoves duke mare nje bonus partia e pare, e jo matrapazlleqet e partive qe sinqerisht nuk kupton ca po behet. Por siduket e kane bere keshtu skemen te defaktorizojne dhe ne fund kryeministri zgjidhet nga pazaret pas shpine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *