• |
ide | kryesore

Miley dhe Liam zyrtarisht të ndarë

Paparazzi, Slider



Pas 10 vitesh romancë dhe 8 muaj të martuar, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Duket se gjërat nuk funksionuan më mes dyshes, ndaj ata shpallën divorcin pak muaj më parë dhe vendosën të marrin secili drejtime të ndryshme në jetë.

Pas një periudhe të gjatë diskutimi, divorci është finalizuar dhe nga data 22 shkurt ata do të jenë zyrtarisht beqarë.

“TMZ”, raporton se të dy kanë rënë dakord me marrëveshjen që paraqiti Liam dhe çdo gjë ka marrë fund.

Qentë e tyre do i mbajë Miley, pasi Liam mendon se ajo është më e kujdesshme.

Tashmë, Miley po shijon romancën e re në krahët e 22-vjeçarit Cody Simpson, ndërsa Liam ka nisur lidhjen me modelen Gabriella Brooks.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *