• |
ide | kryesore

Miqtë flasin për gjendjen e rënduar të gruas së Kobe Bryant

Paparazzi, Slider



Gruaja e Kobe Bryant, Vanessa, po përpiqet që “të jetë sa më e fortë”, por vështirë se mund “të përfundojë një fjali pa qarë”, thonë miqtë pranë familjes.

Disa burime thanë për People se e veja 37-vjeçare e Bryant është “e rrethuar nga njerëz që po e mbështesin”, por “kurrë nuk mund të jesh e përgatitur për një situatë të tillë”.

 “Pavarësisht ulje-ngritjet mes tyre, ata ishin edhe shokë të ngushtë. Ajo e shihte atë si partnerin e jetës,” tha një burim për marrëdhënien e Vanessa-s dhe Kobe, i cili ndërroi jetë së bashku me vajzën 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë të tjerë të pranishëm në helikopterin e legjendës së basketbollit

Vanesa është “e shkatërruar. Ajo vështirë se mund të përfundojë një fjali pa qarë,” tha një burim. “Po përpiqet të jetë sa më e fortë për vajzat e tjera. Tani duhet të jetë më e fortë se kurrë.” Vanessa ka edhe tre vajza të tjera për të cilat duhet të kujdeset: Natalia, 17 vjeçe, Bianka 3 vjeçe dhe Capri, 7-muajshe.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *