• |
ide | kryesore

“Përgjegjësia është e imja, kërkoj falje”: Sormani bën mea culpa pas humbjes së tretë radhazi

Sport



Më keq se kaq vështirë se mund të shkonte. Adolfo Sormani është kryqëyzuar tani nga rezultatet dhe tërbimi i tifozëve të Partizanit, pas disfatës 3-0 në Lezhë kundër Besëlidhjes, në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë: “I marr unë të gjitha përgjegjësitë për këtë ndeshje. I kërkoj falje tifozëve dhe presidentit, të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për këtë” kanë qenë fjalët e teknikut italian pas ndeshjes.

Në fakt, kjo është vetëm pika e fundit e një cështje që pritej të shpërthente, me humbjet kundër Skënderbeut dhe Kukësit në dy javët e para të Superiores të luajtura në 2020-ën. Partizani nuk funksionon dhe ka dicka që nuk është se lidhet vetëm me drejtimin teknik të skuadrës. Nëse ka patur justifikime për të bërë në Korcë, e më pas kundër Kukësit, mesditën e Kupës, kundër formacionit të Plorit, që për më tepër militon në Kategorinë e Parë: “Duhet t’i bëjmë komplimente Besëlidhjes, pasi bënë lojën e tyre – u mundua të shpjegonte Sormani -. Ndërkohë që ne nuk bëmë të njëjtën gjë, nuk kishim shpirt gare”. Të kuqtë që zbritën në fushën lezhiane ishin larg të qenit një skuadër që pretendon titullin kampion. E kjo duket qartë edhe në deklaratën e italianit, që me kreun 7 pikë larg në kampionat dhe tre gola për të rikuperuar në Kupë, i vendos vetes një objektiv të ri: “Objektivi im është që t’i jap shpirt skuadrës, diçka që nuk e ka”.

Çfarë nuk funksionoi? “Nuk funksionoi asgjë”, përgjigjia është mëse e thjeshtë për Sormanin, por ajo që është e komplikuar është zgjidhja e një situate, që nuk dihet ku i ka rrënjët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *