• |
ide | kryesore

Përplasja e sizmiologëve/ A do të ketë tërmet më të fortë?

-Instant, Kryesore, Lajme



Tërmeti i fundit i ores 21.15 të së martës me magnitude 4.9 i shkalles rihter, me thellesi 7 km dhe epiqender ne fshatin Bubq, ka ngritur edhe njëherë pikpyetjet për të ardhmen. Ai u parapri nga i orëve të para të mëngjesit të së dielës me magnitudë 3.8 dhe nga një sërë ngjarjesh sizmike në rajon si ato në Turqi dhe Greqi që ndihmuan në ushqimin e psikozës së frikës pas tërmeteve të fund shtatorit dhe fund nëntorit.

Lexo më tej:

VIDEO/ Tërmeti shkund Ora News, shikoni reagimin e Sonila Meços

Pyetja që tani shtrojnë të gjithë është: A do të ketë goditje më të fortë dhe shkatërruese?

Këtyre pandehmave i shtohen edhe ato të shkenctarëve dhe qeveritarëve grekë që pavarësisht nga besimi i shkenctarëve se tërmetet nuk parashikohen po marrin masa për një goditje mbi 7.5 ballë në Stamboll që do të ndihet në të gjithë Ballkanin.

Tërmeti, shihni çfarë i ndodh Sokol Ballës live në emision (VIDEO)

Edhe në këtë pikë mendimet e sizmmiologëve shqiptarë divergjojnë. Sipas disave të gjitha goditjet e tanishme s’janë asgjë më tepër se pasardhëse të asaj të fortës së 26 nëntorit. Sipas Llambro Dunit “Lëkundjet e fundit janë në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”.

Tërmeti i mëngjesit: Sizmiologu tregon se çfarë pritet

Por krejt ndryshe mendon kolegu i tij Rapo Ormëni. Pas goditjeve të Stambollit ai na paralajmëroi për të mbajtur një sy hapur se mund të hymë në një periudhë të gjatë tronditjesh sizmike: “Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet” paralajmëroi ai.

Sizmologu Ormeni: Duhet mbajtur një sy hapur, Shqipëria në periudhë të lartë sizmike

Prandaj është ende e vështirë të kuptohet nëse vërtet shpëtuam njëherë e mirë nga tërmetet.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. hajt ishalla e kane epiqendren tek vilat e hajduteve shqiptare ne fshatrat turistike e resorset e tyre,por kur te jene dhe ata thybshpuarit brenda

    1. tani do te kujtohen se ka zot,te gjith ,e verteta thot nje filozof ,kalon perms tre fazave zhvillimi 1 urrejtja 2 kundershtimi me force dhe 3 berja evidente, tani te verteten e keshilloj zoti krijuesi saj,e keshilluan te derguarit e tije, e keshilluan pasuesit, e evidentuan shkecetaret analistet ,por nuk e pranojne politikanet grupet ,e interest,askush nuk ju ka ndaluar te alluroni zotin kryeni obligimet,, dhe largimi nga padrejtesia,,nga gjithcka qe zoti ka ndaluar ,ikja nga rruga zotit ,ka bere qe I malli zot te zemrohet me ne ,askush nuk mund te parashikojne asgje ,se cfar mund te ndolle qoft dhe pas nje marrje fryme pas keti momenti,sepse te fshehten nuk e din askush vetem se krijuesi saje, ku jan te famshmit parashikues ,te horoskopit njerzit mistik teknologjia larte ,te parashikojne oren daten minutin se kur bijen termet ,apo gjerat qe si dim e nese sjan ne gjendje ,ta thon ,u them me plot gojen largohuni nga padrejtesia se falnderimi me te drejt I takon vetem krijuesit ,botnave zotit mallerishem , tashme kur askush ska mundesi zgjillje binduni se zgjilljet I jep vetem I malli zot e verteta

    2. Po mer kar po. Atje ka investuar elita, psentja hedh poshte ? Ta hedh ty te parit se ti svlen gje, kurse ata jane jack-pot.

  2. Fjala esht per termetet qe po ndodhin ne shqiperi turqi greqi pse ndodh dridhja sizmike ose si me then termetet pra krejt kjo esht se pllakat tektonike qe vazhdojn te levizin ndodhin termetet varesisht nga shkalla rihterit dhe magnituta jemi nje koh 6 mujoreshe me dridhje te tokes dhe mbas andej do qetsohet toka pra kjo dridhje qe po ndodh esht nje vi e drejt e pllakes tektonike qe perfshin shqiperin greqin dhe turqin dhe vendet tjera ato me pak dridhje

  3. KETE E DINE VETEM I MADHI ZOT . QE PO E TUND HERE PAS HERE ESHTE EDHE NJE PARALAJMERIM PER TE GJITHE NE SEPSE KEMI BERE SHUME ZULLUME POR SIDOMOS SEPSE KEMI DEVIJUAR NGA RRUGA E TIJ . ISHALLAH SHQIPTARET I VENE KISHTIN KOKES .

  4. Kam zero besim te fjalet e sizmologeve Shqiptare. Jo per faktin se nenvleresoj shqiptaret, por kam humbur besimin qe kur deklaronin se lekundjet e fshatit Toshkez jane termete te zakonshme. Dhe kjo vazhdoi deri kur plasi uji ne kete fshat. Ne se e bejne se jane te paafte apo se keshtu i kane dhene urdher te deklarojne, kjo per mua nuk ka asnje rendesi. Rendesi ka qe fjalet e tyre nuk duhet te merren ne konsiderate.

  5. Une mendoj se kjo ka te beje me teper me prishjen e ekuilibrave nga problemet e ndotjes globale.Eshte rritur raporti uje toke e ngurte,qe prish ekuilibrin dhe pozicionin e pllakave tektonike.
    Te shpresojme qe ne te prekemi sa me pak nga keto probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *