• |
ide | kryesore

Roma nostalgjike: verdhekuqtë përgatisin dy rikthime

Sport



El Shaarawy dëshiron Romën. Tifozët do të ishin të lumtur shumë ta ripërqafonin edhe një herë, por në janar është e vështirë, për të mos thënë e pamundur që kthimi në kryeqytet të mund të materializohet. Dëmtimi i Zaniolos dhe dështimi për të marrë Politano nga Inter kanë bërë që verdhekuqtë të mendojnë seriozisht kthimin në kryeqytet të Faraonit.

Gjithëesi lëvizja konceptohet për në qershor, në tentativë për ti dhënë teknikut Fonseca një sulmues prej 10 golash që sot i mungon shumë Romës. Rrjedhimisht El Shaarawy duhet të zvogëlojë një pagesën e tij prej 13 milion dhe të kthehet në shifrat e “terrenit” ku mund të manovrojë Roma. Sulmuesi ka lënë gjurmë tek tifozët verdhekuq, që e presin krahëhapur, ashtu si në fakt edhe shokët e tij të vjetër, që do ta donin përsëri në Trigoria.

Por nuk është vetëm El Shaarawy që ka nostalgji për Romën: një tjetër ish që do të bënte letra falso për t’u kthyer në Olimpico është Nainggolan që në qershor do të mbylli huazimin tek Cagliari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *