• |
ide | kryesore

Shefi i politikës së jashtme në BE: Jam i vendosur ta nis dialogun Kosovë -Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka folur një ditë para vizitës në Kosovë, duke bërë të ditur se arsyeja e qëndrimit në vend është dialogu Kosovë – Serbi.

Borell ka deklaruar se është i vendosur që të përparohet në dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Jam duke pritur për vizitën time të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor i cili tregon përkushtimin tonë ndaj perspektivës së BE-së për rajonin, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin. Do të jetë një përparësi gjatë mandatit tim dhe, duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të përparuar dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë vizitës time. Mezi po pres ta njohë Kosovën dhe Serbinë dhe të takojë njerëzit e këtyre shteteve”, ka deklaruar ai.

Zyra e BE-së njofton se Përfaqësuesi i Lartë do të jetë në Kosovë më 30 dhe 31 janar.

“Ai do të takohet me liderët politikë përfshirë presidentin Hashim Thaçi (takimi do të pasohet nga një konferencë shtypi), përfaqësues të partisë si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Josep Borrell do të nisë një projekt të financuar nga BE-ja për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë dhe do të vizitojë Prizrenin”, bëhet e ditur.



1 Comment

  1. Po ik mor plere e Spanjes ti po nuk po pranon té Behet dialogun Spanje Catalunya qe té arrihet ne nje akord . Pse nuk thua qe ne Spanje ka té burgosur politike qe Kane dy vjet ne Burg pa asnje lloj motivi. Kur ke 100 kriminel e hajdut qeveritare qe Jane té lire.Do rregullosh Kosoven ti ???Spanja mor plere se ka njohur kur pavarsine e Kosoves se po pranoj Kosoven duhet té njoh dhe pavarsine e Katalunjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *