• |
ide | kryesore

Vdekja e Kobe Bryant, mjeku ligjor: “Janë rikuperuar të nëntë trupat”

Sport



Mjeku ligjor i Kontesë së Los Angeles, Jonathan Lucas, ka komunikuar se “trupat e nëntë viktimave” të përplasjes së helikopterit në lokalitetin e Calabasas në Kaliforni, ku humbi jetën ish-kampioni i Nba Kobe Bryant së bashku me të bijën Gianna Maria, “janë rikuperuar”. Ndërhyrja ka qenë shumë e komplikuar për shkak të terrenit në të cilin ndodhi tragjedia.

Në helikopter, përvec Bryant e vajzës së tij 13 vjecare ishin dy vajza të tjera adoleshente, Payton Chester e Alyssa Altobelli. Kjo e fundit ishte shoqe e skuadrës së Giannas. Në përplasje kanë humbur jetën edhe i ati i Alyssa, John Altobelli, 56 vjecar e trajner basketbolli i Orange Coast College dhe e ëma Keri. I njëjti fat tragjik për Christina Mauer, 38 vjecare, trajnere e basket për femra në Akademinë e Bryant, Sarah Chester, e ëma e Payton dhe pilota Ara Zobayan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *