• |
ide | kryesore

Video/ Likuidon West Ham, shkon +19: Liverpool tani i ka mundur të gjitha skuadrat e Premier League

Sport, Video



Në kohën kur Manchester City i gëzohej kalimit në finalen e Carabao Cup, Liverpool përfitonte të konsolidonte vendin e parë në Premier League, duke shkuar në +19 nga skuadra e Guardiolës, që tani duhet të përqendrohet në objektiva të tjerë. Reds kanë thyer 2-0 në tranfertë West Ham, në ndeshjen e prapambetur të kampionatit me golat e Mohamed Salah dhe Alex Oxlade-Chamberlain, duke i vënë ‘kapakun’ titullit.

Fitorja e 15 radhazi të skuadrës së Jurgen Klopp, ndërsa skuadra e Merseyside vazhdon në rrugët e rekordeve në këtë sezon në Premierligë, me 23 fitore, një barazim dhe asnjë humbje në 24 ndeshje. 70 pikë për Liverpool, nga 72 të mundshme, që e konsolidojnë në krye të kampionatin, duke e lënë kampionin në fuqi, Manchester City, prapa me 51 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=Df5YJ6Hq3fQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *