• |
ide | kryesore

Video/ Në debutimin e Eriksen, Fiorentinën e fundos Barella: Inter fluturon në gjysëmfinale me Napolin

Sport, Video



Christian Eriksen debuton pas 66 minutash në Inter-Fiorentina, por pas më pak se një minute, festoi golin e Barella, bashkë me shokët për suksesin 2-1 të Inter kundër Fiorentinës. Golin e bëri mesfushori sard, me një goditje të fuqishme, por prozhektorëët ishin drejtuar plotësisht nga ai. Danezi u mundua të mos zhgënjente: një goditje në të 72’, një asist për golin e Lautaros (ofside) në të 80’ ishin blitze të një të ardhme premtuese.

E tashmja ndërkohë është gjysëmfinalja e Kupës së Italisë, arritur me një përfaqësim, që të con në sfidën e dyfishtë me Napolin. Të Candreva e Caceres golat e tjerë të shënuar, ndërsa rikthimi i Sanchez ishte për tu harruar, me mbajtje të shumtë të topit që nuk prodhonte asgjë.

Goli mbërriti pas 44 minutash në të cilat 3-4-1-2 i Conte ka treguar se nuk është tamam i konsoliduar. Sanchez mes linjash, por kileni ishte gjithnjë në kohë vonesë ose i bllokuar. Në krahë, Candreva dukej konfuz në zgjedhje, por ishte pikërisht ai që zhbllokoi ndeshjen. Fiorentina që deri në atë moment i kishte mbyllur të gjitha hapësirat, barazoi në rastin e parë të pjesës së dytë: goditje këndi e Pulgar e me kokë Caceres vendosi ndeshjen në ekuilibër. Pastaj hyri Eriksen e ndeshja ndryshoi, Barella shënoi dhe Inter rrëmbeu kualifikimi. Ajo që duhej pas tre barazimeve radhazi.

https://www.youtube.com/watch?v=eJWNzHbjoHY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *