• |
ide | kryesore

Basha banorëve të prekur nga tërmeti: Me 10 milionë euro në muaj që marrin oligarkët, sistemoheni të gjithë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi sot nga Sukthi se për të mbrojtur milionat e oligarkëve, qeveria e Edi Ramës ka vënë në rrezik jetën e mijëra familjeve të lënë në mes të katër rrugëve. Sipas Bashës, ato 10 milionë euro në muaj që Rama i shpërndan oligarkëve falë marrëveshjeve PPP, do të mjaftonin për të sistemuar të gjithë familjet e goditura.

“Vlerësim dëmesh nuk ka. Bonus qeraje shumica thotë se nuk kemi marrë. Më e keqja, më e tmerrshmja është kthimi i tyre në shtëpi. Larg qoftë,po ndodhi jë tërmet i fortë, përsëritet Thumana. Ky është krim shtetëror. Ata e humbën jetën prej shtetit, sepse u futën në pallate të dëmtuara, pasi shteti nuk u kujdes për ta. Kam ardhur t’ju them se kjo është situatë kriminale dhe nuk duhet ta pranojmë, dhe nuk duhet ta pranoni as ju më.  Kjo neglizhencë ka vetëm një emër, korrupsion. Gjithçka lidhet me korrupsionin, sepse po t’i merrnin paratë e oligarkëve nuk kishin nevojë të prisnin as për donacione, as për konferencë donatorësh. Po të mërrnin ato 10 milionë euro në muaj që ua japin oligarkëve, do të kishin sistemuar të gjithë familjet e goditura.” –  u shpreh Basha, i cili dëgjoi banorët, të revoltuar se shteti jo vetëm i ka lënë pas dore, por edhe po i faturon për ujë e drita pavarësisht që kanë dy muaj që nuk jetojnë në shtëpitë e tyre. ©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Mund te filloje nga vetja dhe te strehoje ca te penthause qe e ka bosh dhe ca te ajo vila me pishine. Ose mund ti coje te ajo Vila ne hollande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *