• |
ide | kryesore

Bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika

Arkiva, Lajme, Të fundit

Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punuar si kamariere në Tiranë. Bashkëshorti i saj është zhvendosur në Itali, ndërsa pjesa tjetër e familjes vijon të jetojë në Sri Lanka.

“Kam pak që kam ardhur në Tiranë dhe më pëlqen vërtetë shumë. Njerëzit më flasin, më përshëndesin. Tani kam filluar punë si kamariere për pak kohë. Së shpejti do të punoj si sanitare në një familje. E lashë vendin tim sepse atje nuk munda do të gjej një punë, ndërkohë që kam edhe dy djem për të cilët duhet të kujdesem. Më pëlqen shumë këtu dhe besoj do të rri gjatë në vendin tuaj”, tha ajo për “Monitor Ekonomi”.

Njësoj si Chandra, në Tiranë sapo ka mbërritur edhe Stanley Akoma nga Nigeria i cili është në pritje të ditës së parë të punës në një kompani private security.

Chandra Selli Nga Sri lanka punon kamariere në Tiranë “Unë vij nga Nigeria, nga një vend i varfër ku vështirë të gjeja punë, ndërkohë që më duhet të kujdesem për familjen time. Në fillim emigrova në Turqi, por atje gjeja punë të përkohshme, 1 javore apo 1 mujore. Këtu në Shqipëri komunikova me disa agjenci punësimi dhe arrita të mbyll një kontratë me një kompani sigurie. Do të punoj security për ta me një rrogë të kënaqshme. Tirana më pëlqen shumë, sidomos njerëzit që janë të sjellshëm me mua kudo ku shkoj”, thotë ai.

Emigracioni i lartë nuk përbën ndonjë të re për Shqipërinë. Profesionistët me eksperiencë në fusha të ndryshëme, i janë drejtuar Evropës për të punuar dhe kjo ka sjellë që kompanitë vendase, të kenë vështirësi në gjetjen e puntorëve, duke e kaluar në plan të dytë kualifikimin e tyre.

Chandra Selli nga Sri Lanka punon si kamariere në Tiranë

Ermal Jauri, drejtues i kompanisë së punësimit “Europe Agency”, pohon se “kërkesat e kompanive janë që në të ardhmen të zëvendësojnë personelin shqiptar me atë të huaj. Edhe pse në realitet kjo nuk është diçka e mirë, por në fakt është e vetmja zgjidhje që kanë kompanitë. Në momentin që flasim kemi kërkesë për 120 veta staf të huaj, që i kemi sot në zyrë gati për të filluar punë pas mbylljes së procedurave. Kërkesat janë në të gjithë sektorët, por sektorët e shërbimit janë ato që kërkojnë më shumë në shifra. Kemi kompani prodhimi që kërkojnë krah pune dhe punonjës të pakualifikuar. Kemi kompani të cilat janë në fushën e teknologjisë dhe informacionit që kërkojnë programues, IT dhe kërkojnë në shifra të frikshme. Nuk ka më rëndësi që stafi të jetë i kualifikuar sesa stafi, i cili ka qëndrueshmëri në punë. Shumë kompani janë të gatshme t’i trajnojnë vetë punonjësit e tyre vetëm me qëllim që të kenë një kontratë afatgjatë të parashikuar dhe të besueshme, që nëse do të marrin dikë në punë sot dhe do të investojnë në trajnimin e tij e ka të sigurt që për aq sa ka kontratën do ta ketë në punë”.

Stanley Akoma nga Nigeria do fillojë punë si roje sigurie

Sipas agjencive të punësimit çdo muaj hapen kontrata të reja me kompani, të cilat do të sjellin punëtorë nga Afrika dhe Azia. Sipas tyre, punonjësit që vijnë nga këto vende kanë kosto të ulët, nuk kanë shumë pritshmëri page kur vijnë dhe janë të gatshëm për çdo lloj pune. Për më tepër që janë më të shumtë në numër si aplikantë, sepse kane vështirësi të gjejnë punë në vendet e tyre të origjinës.

Vendet e punës të cilët po plotësohen nga punonjës nga Azia dhe Afrika janë në sektorin e shërbimit, si shitës, kamarier, banakier, security, dado femijësh, lavazh, shofer etj, në prodhim (servise makinash psh), apo dhe punonjës ndërtimi. Jauri thotë se kërkesë të larte ka për IT (programues).

Shqiptarët po ikin 

Sipas agjencive të punësimit çdo muaj hapen kontrata të reja me kompani, të cilat do të sjellin punëtorë nga Afrika dhe Azia.

Braktisjen masive të burimeve njerëzore e kanë ndjerë edhe ndërmarrjet fasone. Gjergji Gjika, kreu i dhomës së fasonëve pohon se “çdo ndërmarrjeje, nuk ka muaj që të mos i ikin 4 apo 5 punonjës të cilët nuk zëvendësohen. Dikur iknin, por gjendej dikush që t’i zëvendësonte, edhe punonjëse e pakualifikuar, por të paktën gjendej brenda muajit, ne tani nuk kemi më njerëz. Në 2019 kemi pasur një shifër rreth 5% mesatarisht largime të personelit. Pra në një kompani me 100 punonjës, pothuajse në fund të vitit në mos përgjysmohet arrin në 60 punonjës, kjo është alarmante. Deri tani nuk kemi kontrata me kompani të huaja për punonjës të huaj, por nuk shmanget si alternativë përderisa shqiptarët po ikin jashtë, do pranojmë dhe të huajt këtu”.

Emigracioni i shqiptarëve, sidomos në disa qarqe të caktuara po bie si kambanë alarmi. Sipas një sondazhi të EPPC shqiptarët largohen nga vendet e punës pasi nuk ndihen të vlerësuar. Konkretisht 60% e të pyeturve thonë se ndihen të pakënaqur në vendin e tyre të punës. Arsye të tjera renditen paga, mungesa e motivimit, puna e pa paguar jashtë orarit dhe mundësia e ulët për të bërë karrierë.  Këto arsye bëjnë që zgjidhja dhe mundësia për një jetesë më të mirë të kërkohen jashtë kufirit.

10 Comments

  1. Kemi nje tradhtar Vlleh ne mes tone, po na e ben corbe Shqiperine duke i larguar Shqiptaret e i plotesuar kerkesen Armiqve te perbetuar, por ti haj M**** e madh Kosoves se atje ka burra qe i dalin per Zot vendit. Kosova urgjentisht ta shpall non-grata AntiShqiptarin Kadri Drama.

    Ti e keqe do ta besh tenden por nje dite Zoti do mendoj edhe per ty.

  2. Hajde se ju qin nigeriani grate, tani do te ngopen me kar si grate edhe burrat. Punetoret i gjetet edhe grate nuk i late pa gje.

  3. Mos u shqetësoni, është një mënyrë që kanë gjetur për të çuar emigrantë në Europë. Të tërë këta do ikin në Francë a Gjermani sapo të gjejnë mundësinë. E sigurtë që Shqipëria nuk ka nevojë për kamarierë dhe roje po këtu mund të punojnë ata që nuk dinë gjuhën dhe nuk kanë kualifikim. Problemi është që ky leshi i shtetit tonë, me ‘Tradhëtarin që ka inat gomerët’ në krye, nuk ka asnjë strategji apo plan dhe kjo po përdoret nga trafikantët. Shqiptarët nuk punojnë dot kamarierë.sepse rrogat janë shumë të ulta në sektor, nuk mban dot frymën gjallë e jo më familjen, si do jetojnë këta emigrantët atëhere? Gazeta Monitor e leshit duhet të bënte një artikull ku të analizohej si dhe pse po vijnë njerëz nga afrika e jo të bëjë vetëm intervista me të ardhurit e agjencinë e punësimit( që është 100% agjenci trafiku njerëzish)

  4. Këta skallvopronarët e fasonerive e dinë, por nuk duan ta vendosin në zbatim se punonjësit duhen trajtuar, respektuar e mirëpaguar. Nuk mund të jetoj gjithë jetën dikush me 18000 mijë lekë të reja neto. Pa marrë parasysh se çfarë kushtesh skandaloze pune ka aty.
    Por pa faj nuk është dhe shteti, i cili nëpërmjet inspektoriatit të punës duhet të siguroj që kushtet e punës sipas ligjit të zbatohen. Nëse të gjitha dështojnë, ashtu siç ka ndodhur, rezultati shikohet lehtësisht.

  5. Nuk ka ardhur per 250 Eur ne Tirane negri!, Nuk del as per te ngrene..Jane budallalleqe per te dale ne gazete!

  6. Shkrim jo i sakte.Shume mire bejne qe ikin punetoret, jo po te punojne per keta , per 300 apo 400 mije dhe pa te drejta. Pervec te gjithave akoma
    punedhenesit nuk kane zene mend.

  7. Nuk duhen lejuar punëtorët e huaj. Kjo do sjelle trysni për rritje pagash dhe më pak shqiptarë do e braktisin atdheun gradualisht. Me ardhjen e punëtorëve të huaj firmoset zhdukja e kombit shqiptar.

  8. Nuk eshte çmendur as nje i huaj qe te vije e te punoje ne shqiperi me 200 euro,ata te huaj qe vijne ne shqiperi paguhen me mire se shaipetaret bile dhe me mire se ne vendet nga vijne se nuk eshte se i mori malli per nje vend muti si shqiperia.Ndersa keto bythobisnezmenet shqipetar ti bejne pagat minimale 500 euro ne muaj po deshen te bejne biznez, se ka 30 vjet qe shfrytezokne te ardhurit qe jetojne ne rrethinat e qyteteve.dhe me e redesishmja te bejne c’mos qe te perzene edi ramen per ndryshe e mori djalli biznezin dhe shqiperine.

    1. PAGAT MINIMALE I CAKTON QEVERIA DHE JO BIZNESI . NESE NGA QEVERIA DO ISHTE PAGA MINIMALE 400 EURO ATEHERE BIZNESI PRIVAT DO TA KISHTE 20-25 % ME TE LARTE , KESHTU FUNKSIONON NE BOTE . MOS U KAP ME BIZNESIN, KAPU ME QEVERINE SHARLATANE QE KEMI . PER 7 VJET NUK KA NGRITUR SIKUR NJEHERE TE VETME RROGAT . SIPAS BATHEVE TE PRIFTIT AS NUK KA NDERMEND TI NGRIJE EDHE NE VITET NE VAZHDIM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu