• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh me koronavirusin, 170 viktima dhe mbi 7 mijë të infektuar vetëm në Kinë

Arkiva, Planet



Vijon të rritet numri i viktimave për shkak të coronavirusit. Deri tani raportohet për 170 të vdekur dhe me një rast të konfirmuar në Tibet, çfarë do të thotë se tashmë virusi është përhapur në të gjitha rajonet e Kinës, bën të ditur agjencia e lajmeve BBC. Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë janë shprehur se janë 7 711 raste të konfirmuara me coronavirus. Virusi në fjalë është përhapur në të paktën 16 vende të tjera. Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të zhvillojë një takim këtë të enjte për të diskutuar nëse ky virus përbën emergjencë shëndetësore globale.

“Gjatë ditëve të fundit, progresi i virusit, sidomos në disa vende dhe transmetimi i tij nga personi në person, na shqetëson. Edhe pse numri i rasteve jashtë Kinës është ende i vogël, ekziston potenciali për një përhapje më të madhe” – ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Virusi besohet se është shfaqur nga tregtia e paligjshme e gjësë së gjallë në një dyqan me prodhime deti në Vuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, aty ku është konfirmuar pjesa më e madhe e viktimave nga koronavirusi. Megjithatë ka pasur disa raste kur besohet se virusi është përhapur nga personi në person, kryesisht raste të personave nga Vuhani, ose kur personi ka patur kontakt të afërt me dikë që ka qenë atje. Teksa ende nuk ka asnjë kurë specifike apo vaksinë për këtë virus, shumë persona që janë infektuar, kanë simptoma të lehta dhe janë shëruar.

Coronavirusi shkakton edhe probleme të rënda me frymëmarrjen duke cuar deri në vdekje. Ashtu sikurse edhe Sarsi, koronavirusi i ri besohet se përbën vecanërisht rezik për të moshuarit dhe persona me sëmundje të mëparshme. Vuhani është vendosur nën kanrantinë dhe Kina ka kufiziuar tarnsportin në mënyrë që të frenojë përhapjen e virusit. Madje në provincën Hubei iu është kërkuar punonjësve që të punojnë në nga shtëpi derisa të konsiderohet i sigurt kthimi në punë. Disa linja ajrore ndërkombëtare kanë ndaluar fluturimet për në Kinë dhe disa kompani kanë mbyllur dyqanet. Ndërkohë kanë nisur evakuuimet e qindra të huajve nga Vuhani për t’u kthyer në vendet e tyre si në Japoni, SHBA, Britani etj, sigurisht duke iu nënshtruar kontrolleve të shumta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *