• |
ide | kryesore

Detaje/ Familja mori një pajtues gjaqesh negocioi për lirimin e Jak Prengës, si u ndërprenë bisedat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për lirimin e Jan Prengës, i cili gjeti vdekjen pas rrëmbimit në Kamëz, është ndërmjetësuar edhe me një pajtues gjaqesh.

Familjarët e Jan Prengës, pasi morën vesh për rrëmbimin e të afërmit të tyre, kanë udhëtuar për në Shkodër  dhe kanë kontaktuar një pajtues gjaqesh, një burrë i moshuar me reputacion në këtë qytet, për të zgjidhur cështjen mes tyre, raportoi News 24. Përgjimet me vëllain e Jan Prengës nga burgu në Angli zbardhën porosinë e tij për familjen: Mos tregoni asgjë në polici.

Sipas Kanunit, pajtuesi kontaktoi edhe me familjarë të Gentian Doçit, me qëllim që Prenga të lihej i lirë në këmbim të sasisë së kokainës së rrëmbyer nga vëllai i tij, Astriti në Angli. Po sipas të njëjtave burime Lala tha se të gjitha takimet, bisedat telefonike, janë filmuar e regjistruar nga policia, por se negociatat u ndërprenë kur RENEA zbarkoi në resortin Golden dhe u mësua se 49-vjevari kishte ndërruar jetë.

Ndaj 5 të arrestuarëve, të cilët pritet të dalin nesër për mase sigurie në Gjykatën e Tiranës, prokuroria ka ngritur akuzën e rrëmbimit të personit, për sa kohë trupi i pajetë i 49-vjecarit nuk është gjetur ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *