• |
ide | kryesore

Ermal Mamaqi shkëputet nga ekrani, ‘Jam konsumuar si imazh’

F1, Paparazzi



Ermal Mamaqi iu përkushtua prodhimit të “I love Tropoja”. Pas përfundimit të fazës së postproduksionit, Ermali nisi menjëherë të kujdesej për reklamimin e filmit, si dhe për premierën e shfaqjen për publikun e gjerë.

Mbrëmja e djeshme gjeti disa nga emrat më në zë të showbizit, e jo vetëm, si të ftuar specialë në Pallatin e Kongreseve, për të shijuar nga afër “I love Tropoja”. Paralelisht, në “Soiree” në Top Channel u transmetua inrervista e Mamaqit, i cili ndër të tjera u pyet nëse televizioni është në planet e tij të afërta apo jo. I vendosur se tashmë do t’i dedikohet më shumë rolit të tij në kinematografi, Ermali shpjegoi se kishte kuptuar që televizioni i kishte marrë shumë kohë nga karriera.

“Tani shpejt jo. Kam qenë në një periudhë shumë të vështirë për të zgjedhur, moment i rëndësishëm që mora vendimin. Por kur ktheva kokën pas, pashë që kisha bërë 6 vite emisione duke përfshirë këtu edhe Digitalbin, edhe kisha realizuar 248 emisione, “6 ditë pa Ermalin” dhe “Xing me Ermalin””, është shprehur Ermal.

Ai gjithashtu ka shtuar se ekrani e ka konsumuar atë si imazh, një arsye edhe më e fortë për të qëndruar larg televizioneve për një periudhë kohe: “Ishte një konsum i jashtëzakonshëm i personazhit tim, por edhe e gjithçkaje çfarë ndodh atje. Jo çdo gjë ia vlen ose mbetet, kështu që vendosa t’i përkushtohem kinematografisë. Hapi im i radhës do të jetë një film tjetër. Kam disa ide, disa histori. Jam akoma në kërkim të historisë më të mirë.”



6 Comments

  1. Tani nuk ta sheh dot surratin as nje o bythlepires .Ivure kapak karires tende me turp me ate palo pacavure qe e reklamove sikur ti kishe bere filem per cmimin -Oskar-,duke futur ne rol aktorin”-Hollivudian” -Edvin, psiko, skizofren ,Drogaxhi ,RAMA.

  2. Ne fakt je konsumuar si gjithcka, PERVECSE SI LOLO, SI GAZTOR.
    Gaztorin e Oborrit qe te financon dhe zgerdhihet me ty mbremjeve vazhdon ta besh me sukses.
    Thelbesisht, eshte i vetmi talent qe ke Ermal!
    Sepse Pallati ka gjithmone nevoje per Paljaço qe ta shkrijne se qeshuri kur ndihen te zymte!
    Suksese!

  3. Shyqyr qe nuk do egzistoka me emisioni XIng, se na felliqi, duke i diskretitu te ftuarit me ate humorin prej budallai. E mbani mend e beri te qaje ate gocen

  4. po ska faj kta artistet e k@rit, kane faj robt qe shkojne pagujne leke, me pa gomarrliqet pa fund te ktyne

    Netflix plot me gjona, shkoni se ka dokumentare plot, msoni noi gjo, s’po flas per libra se e di qe qe se njifni cfare eshte…popull kaqol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *