• |
ide | kryesore

FIFA zhbllokon merkaton e Luftëtarit: klubi ka 24 orë kohë të bëjë lëvizjet

F1, Sport



Atëherë kur nuk pritej më, por ashtu si shpresonin në Gjirokastër. FIFA ka zhbllokuar merkaton e Luftëtarit, që tashmë mund të manovrojë për të fedruar lojtarë të rinj, përpara se të mbyllet dritarja e janarit. Bluezinjtë besonin se situata që ishte bërë e komplikuar, për shkak të mos pagesave ndaj futbollistit brazilin Marco Aurelio, do të zgjidhej dhe në fakt ashtu ndodhi. Email i ardhur nga FIFA i ka dhënë ‘ok’ përpjekjeve të klubit për të manovruar në merkato.

Tani, Luftëtari ka dicka më tepër se 24 orë për të bërë lëvizjet e dëshiruara në merkato, apo të federojë lojtarët me të cilët ishte akorduar, përpara se të mbërrinte vendimi i FIFA-s. Sipas asaj që kishte deklaruar më parë tekniku Çoçlli, bluezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me disa lojtarë të rinj, të cilëve u mungonte vetëm federimi për të zbritur në fushë. Por tani mund të nxitojnë për të përforcuar skuadrën me lojtarë të huaj, në tentativë për të arritur një shpëtim që, si kanë ardhur gjërat në gjysmën e parë të kampionatit, duket mision i pamundur.

Dokumenti i FIFA-s mbi merkaton e Luftëtarit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *