• |
ide | kryesore

Flasin miqtë e princ Harry-it, ‘Ka vuajtur shumë pasi la mbretërinë’

Paparazzi, Slider



Vendimi që princ Harry dhe Meghan Markle morën për të hequr dorë nga detyrat si mbretërorë, padyshim që shokoi botën për ditë me radhë. Lajmi surprizë shkaktoi konflikte në familje, pasojat e të cilës Harry thuhet se po ndjen ditë pas dite.

Një prej miqëve më të mirë të Harry-it, Nacho Figueras tregoi për ABC Neës se për Harry-n kjo periudhë është shumë e vështirë. “Ai ka vuajtur shumë nga gjithë gjërat e fundit që kanë ndodhur. E vuan shumë faktin që njerëzit e paragjykojnë.”

Mes të tjerash, ai u shpreh se Harry po përpiqet të bëjë atë që bën më mirë.

“Ai po bën 100% rolin e babait! Po mbron “këlyshin” dhe “luanëshën” e tij me çfarëdo lloj çmimi! Eshtë një njeri i mrekullueshëm, një burrë për të cilin mamaja e tij do të ndiheshe krenar.”- përfundoi ai.

Pas nisjes së jetës së re, William është përpjekur të ndërveprojë me Meghan dhe Harry-n me shumë dashuri, kështu që periudha e vështirë për princin është vetëm çështje kohe. Nga ana tjetër,Marke ndihet më mirë se kurrë në Kanada me familjen e saj të vogël.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *