“Unë e vajzat e mia jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm Kobe – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tanë – e të bukuroshes sime të ëmbël Gianna – një vajzë e dashur, zemërgjerë e një motër e mrekullueshme për Natalia, Bianka e Capri”. Vanessa, bashkëshortja e Bryant, i beson rrjeteve sociale fjalët e saj të para pas tragjedisë që ka tronditur jetën e saj e atë të familjes, me vdekjen e legjendës së Nba e të së bijës në një aksident me helikopter.
“Unë e vajzat e mia duam të falenderojmë miliona persona qëpo na tregojnë mbështetjen e dashurinë e tyre në këtë moment të tmerrshëm – ka shkruar përsëri Vanessa Bryant në Instagram – Faleminderit për të gjitha lutjet tuaja. Kemi nevojë për to. “Jemi të shkatërruar për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre të dielën dhe ndajmë dhimbjen me ta. Nuk ka fjalë për të përshkruar vuajtjen në këtë moment. Më ngushëllon fakti që Kobe e Gianna e dinin se i donim thellësisht. Ishim me shumë fat që i kishim në jetën tonë. Do të doja të ishin këtu me ne përgjithmonë. Janë dhuratë e mrekullueshme nga qielli, që na ikën shumë shpejt. Nuk jam e sigurtë cfarë do të rezervojë jeta sot dhe është e paimagjinueshme si do të jetë pa ata. Por zgjohemi cdo ditë duke kërkuar t’ia dalim, me Kobe e të voglën tonë Gigi që na ndricojnë jetën. Dashuria jonë pë rata është e pafund, e pakonsumueshme. Do të doja ti përqafoja, do të doja ti jepja një puthje. Ti kishim me ne, përgjithmonë”..
Na cane tr*** me kete Koben..