• |
ide | kryesore

Gruaja e Kobe Bryant thyen heshtjen dhe flet për herë të parë pas tragjedisë

Paparazzi, Slider



Bashkëshortja e Kobe Bryant – legjendës së NBA që ndërroi jetë së bashku me të bijën 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, teksa udhëtonin me helikopter – reagoi për herë të parë që pas ngjarjes tragjike.

Në një postim në Instagram, Vanessa Bryant shkroi: “Unë dhe vajzat e mia duam të falenderojmë miliona njerëz që na kanë mbështetur dhe kanë treguar dashuri në këto momente të tmerrshme. Kemi patjetër shumë nevojë. Jemi të shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të adhurueshëm, Kobe – një baba i mrekullueshëm – dhe e Gianna-s sime të bukur, të ëmbël – një vajzë e dashur, e qetë, e mrekullueshme dhe një motër fantastike për Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n.

Jemi gjithashtu të shkatërruar nga dhimbja për familjet që humbën të dashurit e tyre të dielën. Nuk kam mjaftueshëm fjalë për të përshkruar dhimbjen. Më ngushëllon fakti që Kobe dhe Gigi e dinin se sa shumë i donim. Ishim të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do të doja të ishin këtu përgjithmonë. Ishin bekim për ne, por ikën shumë shpejt. Nuk jam e sigurt se si do të vazhdojë jeta pa ta dhe e kam të pamundur ta imagjinoj. Por ne do të zgjohemi çdo ditë, do të ecim përpara sepse Kobe dhe vogëlushja jonë, Gigi, do të na e ndriçojnë rrugën. Dashuria për ta është e pafundme. Do të doja shumë që t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. Do të doja t’i kisha këtu përgjithmonë.

Faleminderit që ndatë gëzimin, pikëllimin dhe mbështjetjen me ne. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në mënyrë që ta kalojmë në privatësi këtë periudhë.”

Image

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *