• |
ide | kryesore

Grushta në stërvitje mes Goretzka e Boateng: “Je gjithnjë ti mes këtyre ka***qeve”

Sport



Një rrahje e vërtetë, përpara syve të të gjithëve. Leon Goretzka e Jerome Boateng kanë kaluar tek duart: shtyrje e shuplakanë fytyrë. E gjithcka ndodhi në publik, gjatë stërvitjes. Lewandowski e tekniku Flick ndërhynë menjëherë për të ndarë dy sherrxhinjtë, ndërsa Müller, kur situata u qetësua, i mori të dy më vete për ti folur.

Sipas asaj që tregon Bild, gjatë ndeshjes së kontrollit Goretzka ka ndërhyrë ashpër ndaj Boateng. Mbrojtësi bavarez ka reaguar keq duke e goditur shokun në fytyrë e duke i bërtitur: “topi ishte larg e ti ndërhyre me takën lart, cfarë dreq ndërhyrje është kjo?” Të dy janë shtyrë e tërhequr nga rrobat e më pas kaluar tek goditjet, përpara se Lewandowski e Flick ti ndanin. Goretzka nuk e ka këtë situatë për herë të parë: disa javë më parë, në Doha, u kap me Müller. Në atë rast ndërhyri Boateng, të cilit nuk i pëlqeu sjellja e ish-mesfushorit të Schalke. Për këtë, Müller k dashur të flasë me të dy duke iu drejtuar Goretzkas, se “je gjithnjë ti mes këtyre ka***qeve”).

Në fund të ditës Goretzka ka shpejtuar të postojë në profilin e tij në Instagram një foto në të cilën është i përqafuar me Boateng, duke treguar se situata është mbyllur aty.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *