• |
ide | kryesore

Hapi zjarr ndaj policisë italiane, pranga shqiptarit pas ndjekjes si nëpër filma

Lajme, Të fundit



Një shqiptar i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të karabinierëve italianë, në një pikë kontrolli në Colonnella, shumë pranë një qendre tregtare. Ai ka hapur dritaren e makinës dhe ka qëlluar 2-3 herë në drejtim të karabinierëve.

Policët iu përgjigjen zjarrit dhe më pas nisi një ndjekje e gjatë e të dyshuarit. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u fut në një fshat, ku vodhi një skuter të një fermeri lokal. Më pas ndaloi një shofer të çastit që e kërcënoi me armë dhe i mori Mercedesin e tij me të cilin u drejtua drejt veriut në zonën e Askolanos. I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën.

Në këtë vend mori fund ndjekja dhe shqiptari u ndal në kryeqytetin Piceno. Nuk dihet se përse ai u arratis dhe qëlloi me armë policinë, por dyshohet se bëhet fjalë për një grabitës. Makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, është e lidhur me një grabitje më 23 janar. Policia italiane ka arrestuar edhe një grua nga Shqipëria, e dyshuar si bashkëpunëtore e shqiptarit. Një tjetër bashkëpunëtor shqiptar është në kërkim policor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *