• |
ide | kryesore

Lubonja: Qëllimi i paketës anti-shpifje është kapja e mediave

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se ligji anti-shpifje nuk bëhet për të mirën e medias, por sepse Edi Rama do pushtet absolut dhe dëshiron të kërcënojë këdo që i del kundër. Për Lubonjën, Rama ka vullnet të keq sa i takon lirisë së medias dhe këtë e tregojnë raportet ndërkombëtare.

“Problemi më i madh i ligjit është që e çonte median tek AMA, që është kontrolluar nga shteti. Edhe reforma në drejtësi, i jepte ministrit të Drejtësisë kompetenca të jashtëzakonshme. Kapja e drejtësisë ishte e para gjë që bëri Edi Rama.

Ky ligj është në vazhdën e një partie dhe kryetarit të saj që do pushtet absolut për të kërcënuar këdo dhe jo për të mirën e medias. Kur ke vullnet të keq, edhe me ligj të mirë bën keq. Këtu kemi qëllim të mbrapshtë. Shqipëria po zbret në lirinë e medias në të gjitha treguesit.

Nuk mendoj se ky ligj u bë për të mirën e mediave. Ai ligj duhet parë në kontekstin e sjelljes së kryeministrit ndaj medias, me problemet e mëdha që ai kanë mediat si pasqyrë e realitetit. Pra, nuk duhet parë jashtë kontekstit ndaj gjyqeve që ka hapur Rama. Nuk duhet parë jashtë kontekstit të ERTV, që është televizioni që u shpërndan të vërtetën shqiptareve sipas kryeministrit.

Janë të gjitha këto që janë një propagandë dhe nuk dëgjon një mendim kundër. Tani këtu dëgjojmë se paska pasur debate të brendshme. Nuk e di në ka pasur debate, por di se askush në këtë parti (PS) nuk del të flasë kundër kryeministrit. Ligji u imponua nga kryeministri.

Në një vend si Shqipëria është problem mungesa e gazetarisë së vërtetë, veçanërisht asaj investigative, që duhet të luftojë lidhjet e politikës me mafien, që janë katastrofike, siç pamë dhe me ngjarjen e fundit në Shijak. Për këtë kërkohet inkurajim, por ju (qeveria) nuk e bëni dot.

Ju kanë thënë që parim është vetë-rregullimi. Ju nuk i shkuat kësaj, por i thatë vetrregullim nga pushteti nëpërmjet AMA-s. Duke parë ato gjobat e larta që ja u ulën, për mua del qartë që nuk është për të mbushur një hapësirë të ligjit, por si të kapim mediat”, – tha Lubonja. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. ESHTE E KUNDERTA SE NA CMENDET….e ben kastile kerrcenon median qe me pas ta liroje vet dhe te dali si babaxhan vetm per te fshehur kerrcenimet qe i ka bere realisht ne te shkuaren qekur ishte kryebashkiak

  2. 100.000 familje ne muaj i hedhin ne buxhet mender mediave te ketushme 1.600.000 €. pra ndersa bejne bla bla bla mund te benin dicka te hajrit me leket e tyre. mirpo shqipot nuk tunden nga istikami. e blen te keqen e vet me lek. rregullisht cdo muaj. pas kesaj tturen si turme pa tru te shohin dhe letyrat e rames e mamaqit & co. dhe me pas dhe i komentojn. dhe me pas ankohen per te keqen qe ka zene cdo dere. te keqen qe e blene cdo muaj me lek. 100.000 familje blejne llum qe ju kushton 1.600.000 €. mos u ankoni dhe as mos analizoni.

    1. prandaj them evropa ka qene dhe do te jete gjithmone en sherbim te oligarkise dhe kleptokracie. keto persona qe permende ti jane lolot qe perdorin per te mbajtur pushtetin e vet, neve na e bejne jete sketerr vetem se po kerkojme te drejtat tona qe na doli shpirti na iku nje jete e tere kote. jane keta ultra liberalet evropian socialistat qe e quajne vetn intelektuale. e vetmja gje reale qe mund te beje basha tani eshte ta lere vendin pa opozite, eshte e vetmja gje qe mund te beje qe te mos ta shes modelin shqiptar si injorante te “blere” falas nga te huajte.

  3. NJE PYETJE PER FATOS LUBONJEN ?PSE EDI RAMA NUK E PADIT MERO BAZEN PER SHPIFJE ME ATE DOSJEN E KRISTAQ RAMES ME GREGUN? thotë:

    EDI RAMA NUK E SULMON KURR SOKOL BALLEN MERO GELBAZA KELLIRA CARLO BOLINON ALBAN DUDUSHIN SE I PAGUAN SI ZAGAR TE TIJ ,KURSE GAZETARET ME TE MIRE DHE RACIONAL SI ANDI BUSHATI FATOS LUBONJA ARMAND SHKULLAKU YLLI RAKIPI ANDI BEJTJA ETJ ETJ E THRRET KAZAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *