• |
ide | kryesore

NBA/ Deklarata seksiste, Morris nën akuzë: “Është një sport burrash, ai lëviz si femër”

Sport



U përjashtuan nga ndeshja për parregullsi reciproke. Në fushë kanë luftuar, sidomos në fund të lojës, por Marcus Morrisit sfida me Jae Crowder në Knicks-Grizzlies nuk i ka pëlqyer aspak. Problemi është se lojtari i Knicks për të shfryrë dufin për humbjen ka zgjedhur fraza seksiste, duke shpërthyer polemikat mbi të vetë.

Morris e Crowder janë përjashtuar të dy nga ndeshja që pa fitues Memphis në New York. Një sherr në fund të saj, pasi lojtari i Grizzlies i rrëmbeu topin Elfrid Payton, që më pas e rrëzoi përtokë. Ky aksion nuk i pëlqeu fare Morris. “Luan në mënyrë tjetër – ka thënë Morris për kundërshtarin -. Ka shumë tendenca femërore në fushë, duke simuluar e duke tërhequr pas kokën gjatë gjithë ndeshjes. Por kjo është një lojë për burra. Nuk është profesional, është i flashkët, loja e tij është e flashkët. Sillet si të jetë një femër”.

Ndoshta tendenca ishte thjeshtë të fyente kundërshtarin, por polemikat kanë shpërthyer menjëherë pas artikulimit të frazace e Morris, në rrjetet sociale, është nën akuza të forta, që mund të mos pushojnmë vetëm me një ndjesë të kërkuar në twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *