• |
ide | kryesore

Paketa ‘Anti-Shpifje’ në Venecia, maxhoranca tërhiqet nga votimi në Kuvend

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Venecias ka vendosur që të shqyrtojë Paketën Antishpifje, ndërsa Kuvendi ka tërhequr sot nga votimi projektligjin për mediat audiovizive.

Lajmin e dha kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se ‘Venecia’ do të diskutojë në procedurë të përshpejtuar më 21 mars këtë paketë, ndërsa shtoi se në Tiranë pritet të vijë në delegacion në muajin shkurt.

“Historia e informaliteti në sektorin e medias duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. E mora fjalën për të informuar Kuvendin, që edhe pas miratimit të paketës ‘Anti-Shpifje’ ne kemi komunikuar me partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë. Ne jemi anëtarë prej vitesh në Këshillin e Europës. Dua të ndaj me ju se me reporterët, kemi qenë në komunikim të vazhdueshme për disa çështje dhe kemi vendosur që të kërkohet një opinion më i thelluar nga institucioni që ne shqiptarët e kemi gjithëpranuar, jo vetëm ne, sikur se është Komisioni i Venecias. Dua t’ju informojë se sapo më ka ardhur komunikim nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias ka pranuar që ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar në sesionin e 21 marsit. Gjatë muajit shkurt përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vinë në Trianë për të dialogur me ne, me këdo. Votimi i dekretit për mediat audiovizive, diskutimi për të të shtyhet, deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet, më 20-21 mars.”, tha Balla.



3 Comments

  1. …..tha shoku Muho Asllani.
    Shoket Rita Marko, Simon Stafani, Pilo Peristeri, Spiro Koleka, Besnik Bekteshi dhe Hekuran Isai duartrokiten fort

  2. Rama po fliste per ndertimet, kur ai vet me Berishen i dhane leje gener 2 duke i vjedh kalamajve territorin qe loznin
    Ptuu ju mallkofte i madh e i vogel

  3. e kuptoni qe rama basha meta ja hodhen kur te tre luajne ne te njejtin film… Rama i ben vet keto…pse kujtoni se nuk e ka firmos qe ne fillim por ja la ta firmosnin këpëratat dhe militantet e tjere ? eha o shqiptar o varikar duket qe nuk e ke ne kultur punen se te vetmit qe po bejne opozite te vertet jemi ne ketu te lapsi dhe ne facebook qe kerkojme te drejtat tona madje te na kthehet mbrapsht cdo qindarke dhe te paguhemi edhe per stresin psikologjik, kjo ju hyn edhe juve ne pune o te papune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *