• |
ide | kryesore

Porositi pengmarrjen e Jan Prengës nga burgu i Ekuadorit/ Kush është Dritan Rexhepi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dritan Gramoz Rexhepi ose Lulzim Murataj u arrestua në Ekuador në vitin 2014 duke transportuar një ngarkesë prej 278 kg kokainë.

Nga burgu ekuadorian, në bashkëpunim me M. B, G. D dhe K. G., ai porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, 49 vjeç.

Prej më shumë se një dekade Dritan Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve, por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.

Astrit Prenga, vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar një ngarkesë prej rreth 300 kg lëndë narkotike kokainë te grupi kriminal i Dritan Rexhepit në Britaninë e Madhe.

Për rrjedhojë banda urdhëroi marrjen peng të 49-vjeçarit për t’i bërë shantazh vëllait të tij, por për shkak të dhunës së ushtruar, Prenga ka ndërruar jetë përpara se të dërgohej në vendin ku do të mbahej peng, në resortin e familjes Hajri në Shijak.

Por kush është Dritan Rexhepi?

Në Shqipëri ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve.

Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë- Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë.

Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

Po ashtu Rexhepi është cilësuar nga organet e drejtësisë si “mjeshtri i arratisjeve”. Ai kishte mundur të arratisej nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006.

Po ashtu Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli.

Në vitin 2014, Shqipëria i kishte kaluar Ekuadorit dosjen për ekstradimin e vlonjatit Rexhepi. Në fakt në garë për ekstradimin e tij janë edhe shtete të tjera të Europës si, Italia, Spanja apo Britania e Madhe, vende në të cilat Rexhepi akuzohet për vepra të rënda penale.

Në Spanjë në korrikun vitit 2011, Rexhepi do të shpallej në kërkim për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelonë.

Grabitjen shqiptari e kishte kryer në një natë magjike për katalanasit, pikërisht në momentin kur gjithë Katalonja gjendej në shesh duke festuar fitoren e “Champions Ligë”-s nga Barcelona. Rexhepi u kërkua për ekstradim nga 4 shtete.

I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit në vitin 2014, tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës.

Shqiptari ishte ndaluar që në fund të muajit qershor nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë.

Megjithatë, askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij, pasi i kërkuari kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet të rremë.

Është dashur verifikimi i Departamentit të Daktiloskopisë së zyrës qendrore të Interpolit në Lion që të zbulonte identitetin e vërtetë të tij.

Gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli./abcnews.al



3 Comments

  1. KRIM KRIM KRIM , KRIMINELA PA FUND . A KA NDONJE NJERI NE KETE VEND ? PSE VETEM KAFSHET JETOKAN KETU ? APO KUR DREJTOJNE KAFSHET ÇA MUND TE PRITET NGA KY VEND BAJGASH?

  2. Me te vertete besoni se ky nga nje burg ne ekuador ka udheruar vrasjen? Vrasja eshte urdheruar dhe mbuluar nga politikane ne Shqiperi. Keto jane lajme per te zhvendosur vemendjen. Kushe eshte politikani qe liroi te dyshuarin per vrasje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *