• |
ide | kryesore

Sormani, starti më i dobët i një trajneri të huaj: Partizani një hap larg dështimit

Sport



Një skuadër pa cinizëm, nervoze në pjesën më të madhe të rasteve dhe madje e shthurur në Kupën e Shqipërisë, e dërrmuar keq nga një skuadër e Kategorisë së Parë. Ky ishte Partizani që Adolfo Sormani ka prezantuar në tre javët e para, mes kampionatit e Kupës, që kur është ulur në pankinën e kryeqytetasve. Tekniku italian trashëgoi një skuadër shumë më të ekuilibruar në fakt nga paraardhësi i tij Lerda, në krahasim me atë që ka nxjerrë në fushë në tre ndeshjet në detyrë. Kjo kuptohet qartë edhe në numrin e golave të pësuar, shtatë në tre takime, duke krijuar pasigurinë e një reparti që dikur jepte garanci. Edhe në aspektin ofensiv me vetëm dy gola të realizuar dhe me një sistem makinoz e krejtësisht të parashikueshëm, gjërat nuk janë si duhet. Kjo mënyrë loje i bën sulmuesit e Sormanit pre e lehtë të të gjithë mbrojtjeve.

Në vetëm tre javë Sormani ka parë ti komplikohen të dy objektivët sezonalë: e mori drejtimin e kryeqytetasve tre pikë larg kreut dhe pas disfatës me Skënderbeun dhe Kukësin, rivalin direct, pozicionohet tani shtatë distanca larg. Në Kupë, 3-0 në Lezhë i ka vështirësuar jetën, në një objektiv që për të mos e humbur i kërkon një mision perfekt në kthim, me të paktën tre gola diferencë, gjë që në këtë sezon të kuqtë nuk e kanë realizuar kurrë.

Cfarë po ndodh me Partizanin, është një pyetje që me shumë mundësi e bën edhe vetë tekniku Sormani, pasi ka parë skuadrën e tij të dalë vetëm me humbje nga fusha, që kur italiani është ulur në pankinën e të kuqve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *