• |
ide | kryesore

Veton Surroi jep zgjidhjen: Kjo është pika ku mund të merren vesh Kurti dhe Mustafa

-Instant, Lajme, Të fundit

Publicisti Veton Surroi ka komentuar zhvillimet për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, duke u kërkuar të dy partive që së pari ta zgjedhin çështjen e presidentit të ardhshëm, që, sipas tij, nuk duhet të jetë partiak, raporton Gazeta Express

Surroi ka shkruar se LVV-ja dhe LDK-ja duhet të rikthehen në negociatat për koalicion prej një këndi tjetër.

“LVV dhe LDK mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër, atij të zgjedhjes së Presidentit/es. Kjo çështje qe një prej pengesave të mëdha dhe konstante për arritjen e marrëveshjes por nuk ka nevojë të jetë e tillë”, thotë ai.

Sipas publicistit Surroi, në mënyrë që të zgjidhet çështja, në konsideratë duhet të jenë disa pika.

“Koalicioni LVV-LDK duhet ta ketë të formalizuar zgjidhjen për çështjen e Presidentit/es, në mënyrë që kjo çështje të mos shtrohet si pengesë e funksionimit të Koalicionit kur të vijë koha e zgjedhjes e Presidentit/es. Sipas Kushtetutës dhe vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti/ja nuk i “përket” asnjë partie politike, andaj zgjedhja e Presidentit/es duhet të jetë pjesë e së paku dy rrathëve të ndërtimit të konsensusit: një brenda koalicionit qeverisës dhe një tjetri me opozitën.

Pjesë e Marrëveshjes së Koalicionit mes LVV-LDK nuk duhet të jetë as emri i kandidatit/es e as përkatësia e tij/saj partiake , por procedura me të cilën partitë nënshkruese të Koalicionit do ta propozojnë kandidatin/en që mund të ketë pëlqimin edhe të partive që nuk janë pjesë të koalicionit në pushtet”, thotë ai.

Nëse LV-ja dhe LDK-ja arrijnë pajtim për presidentin, atëherë Surroi thotë se do të forcohet ideja e balancës së pushtetit mes tyre.

“Nëse LVV dhe LDK arrijnë një pajtim për procedurën e ndërtimit të konsensusit për Presidentin/en, atëbotë do të forcojnë idenë e balansit të pushtetit nëpërmjet bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.

Njëherë e zgjidhur kjo çështje, mund t’u rikthehen çështjeve të mbetura, të pakta dhe që të gjitha të zgjidhshme”, ka shtuar ai.

1 Comment

  1. Kesaj i thone te bejme krushqi me zor. O VV o LDK te dalin ne opozite. Te dyja partite, treguan gjate bisedimeve, se nuk mund te bashkejetojne nen nje qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu