• |
ide | kryesore

Video/ Florenzi, lamtumira e trishtë nga Roma: kapiteni fluturon drejt Valencias

Sport, Video



Alessandro Florenzi lë kryeqytetin italian. Fluturimi në orën 07:55 e dërgon drejt për në Valencia, atje ku pritet të ketë një huazim për gjashtë muaj (sot vizitat dhe më pas firma, nesër prezantimi i mundshëm). Kapiteni i Romës nuk pati kurrë impact me teknikun e ardhur Fonseca dhe zgjedhjet e portugezit ishin shpesh tek të tjerët.

Një zgjedhje e detyruar e mbrojtësit të djathtë për të luajtur dhe për të mos humbur Europianin. Gjithësesi, Florenzi në nisje pak ka dashur të flasë me fjalë: fytyrë e trishtuar, një telefonatë dhe hyrja në Terminalin 1, duke provuar të mos përgjigjej përpara gazetarëve që e ndiqnin, në kohën kur ishte i shoqëruar nga e shoqja dhe menaxheri Luci.

https://www.facebook.com/tuttomercatoweb.page/videos/161282561956217/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *