• |
ide | kryesore

(VIDEO) Kapja e skafit në Vlorë, reagon edhe policia

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Shtetit reagoi lidhur me skafin e braktisur në Pyllin e Sodës. Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një operacion të përbashkët me, Frontex, GDF dhe rojës bregdetare, për gjurmimin dhe ndjekjen e dy mjeteve lundruese gomone që ishin nisur nga shteti grek, në drejtim të brigjeve shqiptare, njëri prej të cilët u kthye në Greqi.

Njoftimi i plotë: 


Operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit, Frontex-it, GDF-së dhe rojës bregdetare, për gjurmimin dhe ndjekjen e dy mjeteve lundruese gomone që ishin nisur nga shteti grek, në drejtim të brigjeve shqiptare.

Ditën e djeshme rreth orës 16:00, pas informacionit të marrë se dy mjete lundruese tip gomone ishin pikasur në Korfuz nga avioni i Forntex-it, duke lundruar drejt ujërave shqiptare, menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet policore nga uji, toka, po ashtu edhe nga ajri.

Ky operacion ka vijuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza, roja bregdetare, si dhe nën koordinimin orientues të QNO Durrës,  duke  mbajtur kontakte edhe me avionin e Frontex-it që kryente ndjekjen nga ajri, me qëllim bllokimin e mjetit dhe kapjen e bordit që drejtonte gomonen.

Gjatë ndjekjes, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm.

Gjithashtu, nga të dhënat paraprake të avionit të Frontex-it që ka kryer ndjekjen nga ajri në bordet e gomoneve nuk janë konstatuar sende të tjera, përveç bidonëve me karburant.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

3 Comments

  1. Asgje nuk eshte kapur.
    Sepse 1 nga skafet qe nga 4 motore i funksiononin 3 motore e lame vete.
    Ne kemi bere shume. Dhe jemi dakortesuar me skafistet te bejme shume me shume.

  2. Nga kontrolli i ushtruar në mjet nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm.

  3. Pse cfare prisnin te gjenin ne skaf?Marihuna kish mbritur ne destinacion (Greqi), dhe mjeti po kthehej,per ngarkesen e rralles.Mire qe ndodhin keto “turpe”,pra mashtrime,por pse i publikoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu