• |
ide | kryesore

Igli Tare fluturon në Londër për ta mbyllur me Giroud: Tottenham e Inter bëjnë presion

Sport



Igli Tare nga njëra anë, José Mourinho e Antonio Conte nga tjetra. Në mes, madje në majën e listës së tye të dëshirave për janarin është Olivier Giroud, në qendër të gravitetit të tratativave në ditën e fundit të merkatos. Cështja, sot, është në këto terma: Lazio, që mbiu surprizisht vetëm dje, po i bën gjërat seriozisht e pasi ka arritur akordin me lojtarin – dy vjet e gjysëm për 2.5 milionë në sezon – ka dërguar në Londër drejtorin sportiv Igli Tare për të provuar të rrëmbejë aprovimin e Chelsea.

Ndërkohë, nuk kanë lëshuar presionin mbi lojtarin as Tottenham, gjithnjë në kërkim të një qendërsulmuesi që të zëvendësojë të dëmtuarin Kane, as Inter, që dukej e anashkaluar por që, sic duket, do të provojë deri në minutën e fundit të shohë nëse janë mundësitë për të mundur konkurencën. E gjitha kjo është në favor të Blues, që kërkojnë të arkëtojnë sa më shumë nga një lojtar në skadencë në qershor. Abramovich vazhdon të pretendojë për Giroud rreth 7 milionë, shifër që askush nuk e ka vendosur ende në tavolinë.

Pjesa tjetër është në duart e francezit. Zgjedhja e tij e parë prej kohësh është Inter. Nga ana tjetër gruaja e tij preferon Tottenham për të vazhduar të jetojë në Londër, ku e gjithë familja ndihet mirë. E fundit në listë është Lazio, që në fakt është ajo që po lëviz më e bindur dhe udhëtimi i Igli Tare mund të zgjidhë situatën përpara mbylljes së merkatos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *