• |
ide | kryesore

Inter pikas Slimanin: një algjerian për sulmin e Contes

Sport



Me nisjen e Politano me destinacion Napolin e me një Alexis Sanchez ende larg formës më të mirë, Inter po mendon të jetë i kujdesshëm me një përforcim në sulm: Islam Slimani, sulmuesi algjerian 31vjecar në pronësi të Leicester, tani i huazuar në Monaco. Gjatë ditës Piero Ausilio është takuar me menaxherin e lojtarit, Federico Pastorello, për të vënë në lëvizje një tratativë jo të thjeshtë, duke qenë se nevojitet një aprovim i dyfishtë nga ana e dy klubeve.

Pavarësisht se Marotta e ka përcaktuar të mbyllur merkaton në hyrje të zikaltërve, në shtëpinë e Inter nuk ka perënduar kurrë idea për të dhuruar një sulmues për Conte. Profili loë-cost i pikasur është ai i Slimani. I gjatë gati 1,90 metra – e me shumë eksperiencë mbi supe – lojtari i kombëtares algjeriane mund të përfaqësojë një alternativë të rëndësishme kur Lukakut të duhet të pushojë.

Një operacion jo i lehtë për ta mbyllur, sepse lojtari i është ofruar Manchester United e Tottenham, në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar mungesat e Rashford e Kane. Një asist për zikaltërit mund të vijë nga Leicester pronar i kartonit të lojtarit, që preferon të mos përforcojë rivalët direkt për një vend në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *