• |
ide | kryesore

Basha refuzon të përgjigjet se ç’do të bëjë nëse humb sërish zgjedhjet (video)

-Instant, Kryesore, Lajme



Ndonëse ka marrë një vendim personal për tu ulur në tryezën e marrëveshjes për reformën zgjedhore, Lulzim Basha ka refuzuar të përgjigjet se ç’do të ndodhë nëse rruga e përzgjedhur prej tij dështon.

Në të parën intervistë të gjatë të dhënë për ABC Nevs, që pasi opozita është ulur në tavolinë me socialistët, lideri demokrat ka treguar hartën e tij të rrugës: përfundimin e reformës në 15 mars, pastaj zgjedhje të parakohëshme (mundësisht edhe lolale në të njëjtën ditë) sipas kushteve të Bundestagut gjerman, që kërkon jo vetëm miratimin por edhe impementimin e reformës dhe së fundi një qeveri tranzitore si ajo e Maqedonisë, ku Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër.

Bojkoti i emisioneve TV/ Ku ka humbur Lulzim Basha?

Këtë të fundit Basha e ka përligjur me një lloj vistoje që ka marrë nga ndërkombëtarët për të zbatuar atë kriter të dokumentit të Kopenhagenit që kërkon “ndarjen e  shtetit nga partite politike”.

Në fakt, i paraqitur në këtë mënyrë, aksioni i opzitës duket si një histori suksesi. Ai të lë përshtypjen sikur PD – LSI, dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale për të sensibilizuar ndërkombëtarët dhe shqiptarët dhe tani po arrijnë rregulla loje që do të sjellin zgjedhje të parakohsheme pa Ramën kryeministër.

Por, sado normale të paraqitet kjo rrugë shumë kritikë të Bashës ngrejnë pyetjen: A është ajo e mjaftë për tu përballur me një rregjim? A janë garanci zgjedhjet e parakoheshme, apo largimi i Ramës për vetëm tre muaj, për të zhbërë oktapodin kriminalo-oligarkiko-mediatik të kapjes shtatë vjeçare të shtetit?

Pra çështja themelore mbetet: A jep garanci Lulzim Basha se me strategjinë që ka zgjedhur do i bëjë të pamundur rilindjes grabitjen e votes?

Pikërisht nga kjo logjikë u nis edhe gazetarja Moza Koçiu kur i bëri pyetjen e thjeshtë: “Nëse fiton do të bëhesh kryeministër, po nëse humbet ç’do të bësh? A ka kuptim të thuash më vodhën prapë?

Kësaj pyetje nëse do të mbajë përgjegjësi për rrugën që zgjodhi në mënyrë personale Basha ka rrefuzuar ti përgjigjet (shiko videon në minutat 14 35 -15 25). Ai është futur në një labirinth piruetash se shqiptarët nuk interesohen për fatin e tij personal, se pyetje të tilla përbëjnë një flluckë që e shtrojnë njerëz me interesa të caktuara etj, duke iu shmangur një problemi principal: “A duhet të mbajë përgjegjësi një lider nëse e fut trupën e tij në një rrugë të gabuar”.

Andi Bushati: Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

Nga mënyra se si i devijoi përgjigjes në intervistën për ABC Nevs, Basha i la të gjithë më dyshimin se pas zgjedhjeve të ardhshme, të parakohëshme ose jo, me Ramën kryeministër ose jo, aivmund të dalë sërish e të thotë: “Ma hodhën prapë, votat mi vodhën”.

©Lapsi.al

https://youtu.be/i0LFUq55vwM



21 Comments

  1. Do vazhdoje te mbaje peng pd sa te jete gjalle babai shpirteror salih,kur ai te largohet nga jeta dhe lulzimja do hapi nje resorant ku te filloje te punoje si kamarier

    1. Kam ndiek me interes pothuajse cdo intervist qe ka dhen basha, qe kur u be kryetar i pd. Ua them me siguri te plot.
      Ky njeri ne 99% te pergjigjeve qe jep, nuk kan lidhje fare me pyetjen qe i behet. E ben pergjigjen gjarper. Dridhet sperdridhet po pergjigje nuk jep.

  2. Nga dështimi në dështim me ballin lartë!! Pret vetëm të nusëroj një herë që t’a bëjë Shqipërinë akoma më keq se ç’është. S’ka faj, do t’a 1000 fishoj dhe ky e ata hijenat e tjera që ka nga pas pasurinë. Forca Basha, qëllimi justikon mjetin, pa varja shqiptarëve!

      1. I paemer 18:51. e shikon si ta kerkon te shamen vete.Edhe kur nuk e shan te therret qe ti shash motren..Po mos ia shaj vetem motren se mbase sk amoter, shaja gocen gruan mamin,bile dhe naj cun po pati

  3. Me cudit,por edhe me trishton,fakti qe mediat ne pergjithesi,por edhe te tjere ,ne vecanti,i kerkojne me shume llogari opozites,per deshtimet,apo edhe per “sukseset “e qeverise,se sa vete qeverise socialiste,ministrave dhe vete kryeministrit.Kjo tregon jo vetem paaftesine e tyre,per te diskutuar,intervistuar,apo ne analizat qe bejne,por edhe mungesen e guximit.Tremben se Rama,me arrogancen e tij,i ve perpara dhe te shkretet “diskutante”,terhiqen nga frika dhe…. Por te pakten,te mos e teprojne ne drejtimin tjeter (te opozites).Harrojne keta qe shkruajne,se Rama,jo vetem nuk dha doreheqjen,kur humbi zgjedhjet,por u turr edhe me me shume arrogance,dhe e coi edhe ne Partine e tije,vesin personal qe te mos kete fare zgjedhje per kryetarin (sa kohe do jete Rama),e Partise,por te rinovohet sa heri i mbaron mandati.Kete kerkejani atij,dhe jo Opozites,qe ne fund te fundit,celesat e kashtes ka,se per programet qe po ja paraqet jo vetem elektoratit,ju as nuk i lexoni ,e jo me t’i komentoni.

    1. Pse çuditesh o Krist ? nese ke dy pare mend ne koke e kishe kuptu . Ti pret qe vrasesin ta gjeje vrasesi ?Nga mavite dhe edi ram nuk pritet me asnjegje perveçperkeqesimit prandaj dhe mileti pret dhe shpreson nga opozita dhe basha .Por edhe opozita po nuk beri ndryshime po e njejta semundje do na gjeje brenda vitit . Ne u dogjem nga qulli i fryme jo vtem kosit por edhe akullit .

  4. Po ti e hengre njehere me marreveshje nderkombetare o Lul. Kesaj i thone te besh nje rruge te gjate per t’u kthyer aty ku ishe, si kapiten pa busull. Qe ta kuptojne te gjithe, vlera e heqjes se Edi Rames me revolte popullore nuk duhet te ishte heqja e Rames, por heqja e Rames me revolte popullore. E vetmja gje qe do te sillte ndryshim substancial. “Reforma” te deshtuara me udhezim nga lartesite e perendimit kemi pare shume. Kush ndjek logjiken dhe do ndryshimin e vertete duhet te provoje ate rruge qe nuk eshte provuar kurre. Nderkombetaret i kemi provuar, ndryshimet kushtetuese po e po. E vetmja gje qe nuk kemi provuar eshte fuqia vendimtare e nje populli te irrituar qe nuk ben shaka me te ardhmen e femijeve te vet. Une per vete vetem tek kjo kam besim.

  5. DO VESH MEND TI O KAR I LY ME LLAK APO JO . NUK VJEN NE PUSHTET PA NDRYSHIME , FIKSOJE NE KOKE OR KAR ME ZILE .

  6. Shpellkare do e ndryshoje ligjin zgjedhor ky lulush a di gje ju apo jo,por me sa duket ju jeni me lulush bibilush,por lakuriqet kinez duan ushqim

  7. O Stalin po paske qene bythqim. Pse nuk del me emrin tat po nro perdita nga kater a pese? Le pa le po sot tka dal kra njani nga Elbasani qytet me tradita ne bythqimje.

  8. Po nderroje nai here modelin e flokeve o xhaxhi polici. Loqe ky qe kemi loqe ti qe vjen. Loqe qe kur keni qene kalamaj dhe po loqe do te vdisni. Car lloj veni eshte ky, loqetyma pa fund.

  9. o kar o hajdar o rrotkari mjaft lyve floket po zgjohu se ngeli tu ta fut rama matrapikun ne sum dhe ti prap se kupton. me loqe e skuth se ky ska shqipria me rob shpie

    1. hahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ………………….. vetem kjo ka ngel pa bo

  10. Sulmoni lulushin o shpellkaret e salihut,kur fajin e ka ky i fundit qe e beri kryetar duke zhdukur kolin e gjore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *