• |
ide | kryesore

Koronavirus, Wuhan është në Spanjë: por askush nuk do ti luajë kundër!

Sport



Koronavirus tremb gjithë planetin e efektet shihen edhe në botën e sportit. Fillimi i kampionatit kinez të futbollit është shtyrë, garat e skive të Kupës së Botës janë anulluar, Cmimet e Mëdha të F1 e Formula E janë në rrezik e skuadra e futbollit të Wuhan, qyteti vatër e epidemisë, nuk gjen kundërshtarë për një miqësore. Lojtarët e Wuhan Zall janë në fakt në grumbullim në Malaga, nga fillimi i janarit e kishin ndërmend të sfidonin në një miqësore rusët e Krasnodar, që kanë anulluar takimin.

“Djemtë e mi nuk janë bartës të virusit por futbollistë”, ka thënë tekniku i kinezëve, spanjolli José Gonzalez, që ka nënvizuar se skuadra është larg nga Wuhan, që nga 3 janari: “Periudha e inkubatorit ka kaluar, por sidoqoftë kemi një mjek në kontakt me autoritetet sanitare spanjolle mbi gjendjen e lojtarëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *