LeBron James do të mbajë me vete përgjithmonë Kobe Bryant: basketbollisti i Los Angeles Lakers ka bërë tatuazh imazhin e Black Mamba, simboli i legjendës që vdiq në aksidentin me helikopter, në këmbë. The King është parë të stërvitet me këmbën e djathtë të rrethuar nga një mbulesë transparente që lejon të dallohet gjarpri i zi, përvec fjalëve “Mamba 4 Life”. Ndonjë ditë më parë, në Instagram, James kishte zbuluar se po bënte një tatuazh, ashtu si një tjetër lojtar i Lakers, Anthony Davis.