• |
ide | kryesore

Na mungojnë investimet nga BE, Shqipëria me nivelin më të ulët në Europën Qendrore e Jugore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëri dhe Mali i Zi janë dy vendet më fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Europian (BE) në raport me totalin.

Sipas një studimit nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës në vitin 2018 Shqipëria kishte nga BE vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi, i cili shënoi vetëm 44.3 për qind të totalit të investimeve të huaja nga vendet e Bashkimit Europian.

Në vendet e tjera në zhvillim të Europës Qendrore dhe Juglindore (CESEE) përqindja e investimeve nga vendet e BE është shumë më e lartë.

Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së, Serbia raporton se ka 73.6 për qind të investimeve të huaja direkte nga vendet e BE, Bosnja 66.7%, Bullgaria 79.6%, Rumania 91.1 %, Hungaria 92.7% etj, (Sipas hartës me poshtë).

Por, pavarësisht origjinës, investimet në terma bruto shënoi rritje në Moldavi, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë.

Tradicionalisht, rajoni CESEE ka tërhequr shumicën e investimeve nga vendet e BE-së. Për secilin prej vendeve të rajonit gati 3 të katërtat e investimeve të huaja vijnë nga BE-e, ndryshe nga rasti i Shqipërisë që gati gjysma e fluksit të investimeve ishin nga vendet jo të BE-së si Kanadaja, Turqia, Zvicra etj.

Por trendet e fundit tregojnë se në Hungari dhe Slloveni ka një zbehje të investimeve nga vendet e BE-së, të cilat kanë ardhur në rënie në pesë vitet e fundit.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe në një masë më të vogël Bosnjës, roli i vendeve të BE si investitorë të huaj po vjen në rënie gjithashtu raporton instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës.

Pabarazitë e të ardhurave ndërmjet vendeve të Rajonit CESEE mbeten të mëdha.

Këto vende ende po vuajnë mungesën e integrimit ekonomik në BE si në tregti dhe në investimet e huaja direkte. /monitor



1 Comment

  1. 1 per nje shekull u ndoq paDREJTESIA NJE RRUG PROBLEMESH PA ZGJILLJE QE KRIMINALIZON SHPOPULLON SHPERQENDRON DHE SHKATRRON NJE POPULL,NUK ESHTE SE SKA PARA,SKA NJERZ TE DREJT DITUR,FUQI PONTORE DHE PASURI NENTOKSORE DHE MBITOKSORE APO DHE ASGJE NGA KETA VETEM TE ZHVILLOHEJ MENDIMI PERMES VLERAVE,SEPSE KETA MUNDESI JAN PREZENTE POR SESHTE FORMIMI SIPAS VLERAVE JAN ZHVILLUA ANTIVLERAT KRIMINALIZU POPYULLSIA DHE SHPERQENDRU DHE SHKATRRU POPULLI NUK U ZBATUA RRUGA ZGJILLJEVE PA PROBLEME SI cESHTE E VERTETA ,JU GJITH PASURIN E BOTES PO TUA JAPIN NUK JU BEN DOBI SEPSE NUK JAN ZHVILLU VLERAT ,PSE BEHET KOMENTI QE KJO KLAS POLITIKE TE BINDET TASHME JO SE KU E cOJ KOMBIN E VET PO KU PO SHKON VET,SE cDO NJERI NE FINALE DO TA GJEJNE NJE ZGJILLJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *