• |
ide | kryesore

Orët e fundit të merkatos: Bylis dominues me 7 blerje, Laçi surprizon në ditën e fundit

F1, Sport



Edhe pak orë dhe ethet e lëvizjeve të merkatos së janarit do të përfundojnë. Pak lëvizje të rëndësishme, shumë qarkullime endonjë rikthim. Të mëdhatë pothuaj nuk kanë lëvizur fare, ose kanë goditur me pikatore, ndërsa merkaton e ka mbajtur gjallë Vllaznia, Laci e më së shumti Bylis. Klubi mallkastriot është i targuar tashmë prej vitesh si ekspert i merkatos dimërore, që me lëvizjet e janarit shumë herë ka bërë diferencën për të arritur promocionin, ndërsa këtë herë me qëllim shumë më ambicjoz.

Në ditën e fundit të merkatos presidenti Kapllanaj ka zyrtarizuar edhe dy lojtarë të tjerë, dy sulmues, një prej të cilëve zgjon pritshmëritë e drejtuesve të klubit. Argjentinasi Fabian Munoz dhe Flosard Malçi kanë vënë firmën me ballshiotët. 28-vjeçari Munoz, ka luajtur më parë për Njuells Olld Bojs, ndërsa së fundmi ka qenë në Qipro për llogari të Alki Oroklini dhe pritet të bëjë diferencën nën urdhërat e tekniku boshnjak të Bylis. Dy goditje të fundit, për ti vënë kurorën një merkato që kishte zyrtarizuar më parë Silvester Shkallën të marrë nga Teuta, e që do të garantojë stabilitet difensiv dhe potencë në goditjet standarte. Vasil Zhongo i mbërritur nga Greqia dhe Vicente de Paula Mercedez nga kampionati ukrainas janë të emra të tjerë që bëjnë një organikë kualitative të Bylis, bashkë me ish-lojtarin e Orikut Gonzales dhe ish-sulmuesin e Apolonisë Alaudin Sallaku.

Laci në anën tjetër ka bërë më pak lëvizje, por janë më shumë se të studiuara e të projektuara për tu ingranuar në formacionin titullar të kurbinasve. Goditja e fundit është firma me Albion Markun, në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit, i huazuar në Lac deri në fund të sezonit. Marku është edhe pjesë e kuqezinjve U21 dhe pritet të japë një kontribut të cmuar në skuadër. Më herët kurbinasit kishin bënë nën kontratë ish-kapitenin e Luftëtarit Donald Rrapo, por edhe sulmuesin Bedri Greca, që i sjellin edhe eksperiencë bardhezinjve të Cungut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *