• |
ide | kryesore

Për çështje parash, historia e Cristiano Ronaldo mund të ishte ndryshe: “Liverpool e humbi për punë rroge”

Sport



Merkato është e bërë me mundësi, humbje e fat. E ndonjëherë blerjet e bëra ose të munguara shënojnë përgjithmonë historinë e një klubi. Èshtë rasti i Liverpool, që vonoi të kthehej i madh në Premier League, por mund ti kishte rënë shkurt në 2003 nëse gjërat do të shkonin ndryshe kur ishin gati duke blerë një djalosh të ri portugez… Phil Thompson, legjenda e Reds, shpjegon për The Athletic se Cristiano Ronaldo duhet të firmoste me Liverpool, por që klubi nuk e kapi momentin dhe pa tia rrëmbenin rivalët e United…

E të mendosh që Reds do ta paguanin edhe pak! “Të gjithë flisnin mirë. Tony Henry, ish-mesfushori i City, punonte për menaxherin Paul Stretford, të cilit Jorge Mendes i kishte dhënë detyrën të krijonte interes për Ronaldon në Angli. Mezi prisnin ta hiqnin nga Sporting e më ftuan të shihja një ndeshje. Më thanë se vlera ishte 4 milionë, por që mund ta paguanim në 4 vjet. E kur i pyeta për pagën, më thanë se do të kërkonte 1 milionë stërlina në vit. Shumë për një 17 vjecar, por ishte e negociueshme”.

”Ishte e djelë, këhtu i shpjegova se duhej të kthehsha në Liverpool e të flisja me Gerard Houllier e të shihnim cmund të bënim. I dhashë informacionet Gerard, që më tha se do fliste me drejtuesin Rick Parry. Cfarë ndodhi? Javën e ardhshme isha në Melëood dhe pashë titullin e lajmeve në Sky ‘Manchester United blen Cristiano Ronaldo nga Sporting për 12,2 milionë stërlina’.’ Nuk mund ta besoja” .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *