• |
ide | kryesore

Princ Harry humb ‘betejën’ me gazetën

Paparazzi, Slider



Princ Harry-t nuk iu pranua ankesa kundër Mail on Sunday mbi një pretendim të gazetës se Harry, në disa foto të postuara të jetës së kafshëve të egra në Afrikë, nuk nxorri në pah faktin që kafshët ishin lidhur dhe ishin qetësuar përmes medikamenteve.

Në prill të vitit 2019, Mail on Sunday publikoi një artikull ku akuzohej Harry se kishte mashtruar. Nga ana tjetër, princi u ankua te Organizata e Pavarur për Standardet e Shqypit (IPSO) ku pretendoi se artikulli i Mail on Sunday ishte i qëllimtë dhe e nxirrte atë mashtrues që kërkonte të shiste mend me “aftësitë në fotografim” të jetës së kafshëve të egra.

Sipas princit Harry, ai nuk e përmendi në postim faktin që kafshëve iu ishte injektuar medikament qetësues, pasi besonte se kjo gjë ishte mëse e qartë lidhur me faktin se kafshët ishin në proces zhvendosjeje nga njëri vend në tjetrin, procedurë që në disa raste është e nevojshme.

Në artikullin e Mail on Sunday, thuhej se Harry qëllimisht kishte prerë foton e një elefanti sepse këmbët e pasme të tij ishin të lidhura. Harry nga ana tjetër, theksoi se fotoja ishte prerë për shkak të formatit të Instagramit. Megjithatë ankesa e tij nuk u pranua se sipas IPSO, ishte e paqartë për ndjekësit që kafshët ishin nën efektin e medikamenteve dhe fotoja e prerë e elefantit mund të ishte edituar ndryshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *