• |
ide | kryesore

Qeveria miraton18 zona rindërtimi për banesat e prekura nga tërmeti

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria ka miratuar 18 zona në të cilat do të ndërtohen banesat për familjet që mbetën pa strehë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministri Ahmetaj u shpreh se 9 nga këto zona do të jenë në Tiranë.

“Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave”.

Ministri u shpreh se zbatimi i projekteve e ndërtimit do të jenë gati për të filluar punën më 6 shkurt dhe për këtë u kërkoi qytetarëve të aplikojnë në platformën e rindërtimit.

“Enti i banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale. Sot që jemi duke folur deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe më 6 shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës menjëherë pas datës 6 shkrut do të nisë një proces i hapur ligjor zbatimi”.

Ahmetaj tha se në zonat e prekura nga tërmeti janë hapur gjithsej 75 zyra shërbimi dhe se ditët e para “kanë aplikuar rreth 200 familje”.

Zonat e rindërtimit:

Durrës
Laç
Laç (zonë e dytë)
Thumanë
Bubq
Fushë-Krujë
Vorë
Kavajë
Shijak
Zonat e rindërtimit në Tiranë:

Njësia 4, “Rruga 5 Maji”
NjËsia 8, “Rruga 5 Maji”
Njësia 1, Zona e Ish-Uzinës Autotraktorëve,
Njësia 6, Kombinat
Njësia 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Baldushk
Ndroq
Vaqarr
Zall-Herr

4 Comments

  1. Genjeshtar patetik . Asnje zyre nuk eshte hapur dhe as manuali nuk eshte gati . Po te shkosh neper bashki te thone se gjithçka do jete gati dhe deklarimet on-line do fillojne ne daten 5 shkurt . Huqi del me shpirtin , keta nuk rrine dot pa genjyer . Demagogji dhe hajduteri alla mavi .

  2. Me zhurmen e propaganden qe do beje per ndertimin e ketyre shtepive si dhe me ndertimin e unazes, do mundohen te fitojne zgjedhjet. Na kane sjell ne kete derexhe dhe prape nuk jane ngopur, duan te fitojne dhe zgjedhjet e ardhshme

    1. DHE KANE PER TI FITU PRAP KETO KURVA . A E DIN PSE ? LEKUN E KANE , BASHKITE PO SE PO , NJEREZIT E PAKENAQUR PO IKIN , POLICINE E KANE ME VETE , KRIMINELET GJITHASHTU . SI DO FITOJE BASHA KUR NUK JEP GARANCI DHE SIGURI ? KY E KA MENJEN VETEM PER XGJEDHJE TE REJA PA NDRYSHY SISTEM DHE REFORME TE PLOTE ZGJEDHORE . MILETI NUK BESON ME , KERKON GARANCI DHE KY NUK JUA JEP POR I JANE ERRESU SYTE VETEM PER PUSHTET . LLOGJIKO VETE , KY PO I JEP SHANCE QELBESIRAVE MAVI QE JANE DUKE VDEK ME U RINGJALL PERSERI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu