• |
ide | kryesore

RAI3: Në Shqipëri, 4 familje të lidhura me politikën kanë 90% të tregut mediatik

Lajme, Të fundit

Kronika e fundit e RAI3 bënte një pasqyrë të asj q ëpo ndodh në sistemin e drejtësisë dhe tregun mediatik. Gazetari Valerio Cataldi ndalet fillimisht në procesin e Vetingut, një kërkesë e Bashkimit evropian që sipas ministres së Drejtësisë ka nxjerrë nga sistemi gjysmën e prokurorëve dhe gjykatësve të kaluar në filtër. Më pas ai ndalet në lirinë e e medias që gjithashtu kërkohet nga Brukseli.


“Mediat janë të koncentruara në duart e pak pronarëve të mëdhenj. 4 familje kontrollojnë 90% të tregut dhe kanë raporte direkte me politikën.


“Propaganda që prodhon politikë, politika që prodhon pushtet, pushteti ka fondet publike që u jepen kompanive të ndërtimit të cilat financojnë mediat dhe mediat prodhojnë propagandë dhe rrethi vazhdon” – thotë Dorian Matlia i fondacionit “Respublika” në reportazhin e RAI3.

Komunikimi publik në Shqipëri kalon nëpërmjet një kanali të vetëm televiziv që quhet “Edi Rama TV” dhe që është emri i kryeministrit.

Gazetarët nuk kanë asnjë mundësi për të marrë informacion nga qeveria. Jemi ndoshta rast i vetëm në botë, në Eurpë me siguri” – thotë Armand Shkullaku.

Pikërisht në këto ditë parlamenti po voton i quajtur anti-shpifja, por që në të vërtetë do të sherbete të vendoste internetin nën kontrollin e qeverisë.

“Hyrja në Bashkimin Europian këtu në Shqipëri nuk do të thotë vetëm nënshkrim i traktateve ekonomike dhe financiare, por duhet t’i takojë edhe respektimit të të drejtëve themelore duke filluar nga liria e medias dhe e drejta e qytetarëve për të qenë të informuar” – thotë Raffaele Lorusso, sekretar i FNSI në reportazhin e RAI3. ©LAPSI.al

10 Comments

  1. Me ben syt apo lexova Armando shkerdhaku.
    Po mire ky Shkerdhaku…. Nga kush financohet????????????????
    Do na e thot ndonjeher……..

    1. Pyete mami kurvën se mbase edhe asaj i kanë bërë xixa sytë se nuk do të ketë kush ta qijë si të thejë qafën rilindja.

    2. Ky “Arnando shkërdhaku” është thjeshtë një gazetar që ka kritikuar si qeverinë Berisha, ashtu edhe qeverinë Rama.
      Po mediat botërore si Bildi gjerman, VOA amerikane, apo RAI 3 italian e shumë media të tjera, veç organizatave të shumta ndërkombëtare e deri Bundestagu gjerman, kush i “financon” more “Enpol” që e kanë zhveshur Ramën lakuriq për bëmat e tij ?
      A mos i financon edhe ata “salihu” sipas mëmdjes tënde e të Ramës ?
      Sa ri e gjuan portalin Lapsi e për çdo shkrim të tij reagon si idiot me dhe pa emër i pari në mbrojtje të ERTV kundër gazetarëve që nuk kanë asnjë pushtet, kujton se nuk krijon bindjen se je ti që të financon kjo qeveri e mafies së drogës ?
      Konkretisht në këtë shkrim, RAI 3 ka investiguar dhe ka dalë në përfundimin se 4 mediat më të mëdha në Shqipëri, të lidhura me bizneset e ndërtimit, janë bërë shtojca të ERTV.
      Nëse do të ishe një shqiptar i ndershëm, do të kritikoje RAI 3 duke i kujtuar se veç këyre 4 mediave, që dublojnë ERTV, janë edhe disa televizione e gazeta të tjera më të vogla që i bëjnë fresk kësaj qeverie të korruptuar e jo të bëhesh edhe ti pjesë e propogandave edviniste.
      A nuk të shqetëson ti fakti që ky kryeministër, mbrenda dy vitesh në pushtet, ndërtoi sarajet e tij në Surrel, ka kapur mediat, drejtësinë e pothuasjse të gjitha institucionet e larta të shtetit, e do që të kapë edhe presidencën duke e kthyer Shqipërinë 70 vite pas në kohën e diktatorit komunist më të egër në Europë ?
      Ti qenke në merak të madh se kush e financon gazetarin Shkullaku.
      Nuk ka qenë asnjëherë ai ministër apo kryeministër që të ketë pasur në dorë jetën e shqiptarëve.

  2. Eshte me se e vertete.
    Eshte si puna e portit kur tha Rama para 2-3 vitesh :
    “Portin e Durresit e mbajne peng tre familje nga te cilat do e clirojme shume shpejt”….!

  3. pronaret e mediave. Zot na ruj. ku nuk jane perly e ku nuk jan fut e me cfare nuk meren. Kan llucur keq ne llucen e tyre per te mos dale me. Lajmi i mire eshte qe jane te lumtur ne ” luksin” e harramit te tyre familjarisht. Dhe akoma me bukur genjejne vetveten me historira suksesesh mbi harram dhe hajduteri dhe padrejtesi. I urojme shikim te kendshem te programeve ne vazhdim. Televizorin e kam hedhur 3 vjet me pare. Duhet ta kisha bere me heret. 700.000 lek te vjetra nga un ne 3 vjet nuk i kane mar dhe as nuk do ti marin keta te pa din e te pa iman.

  4. Shkullakun cila familje politike e financon prej 15 vjetesh e beri me vile 500 mije euroshe dhe ky flet per ligjin e shpifjes,qe neser te shpife per llogari te familjes berisha

  5. oligarkeve leket ne ua cojme vet ne shpite e tyre. ne shum menyra. jemi te keqinjte e vetvetes. miljona € ne muaj thjesh duke shtypur onn ne telev. dhe flasim e flasim. pika neve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu