• |
ide | kryesore

Vdekja e Bryant, mediat amerikane fajësojnë pilotin: “Helikopteri nuk mund të fluturonte në mjegull”

Sport



Kompania e charter në të cilën bën pjesë edhe helikopteri në të cilin humbën jetën Kobe Bryant, e bija Gianna Maria e shtatë persona të tjerë, nuk kishte certifikatën për të fluturuar, në kushtet të një vizibiliteti të dobët. Sipas burimeve të Neë York Timers, në fakt, Island Express Helicopters, që zotëronte Sikorsky S-76B, kishte certifikatë vetëm për të vepruar sipas rregullave të fluturimeve me pamje të qartë, që do të thotë se pilotët duhet të jenë në gjendje të shihin qartësisht jashtë mjetit fluturues gjatë udhëtimit.

Piloti, edhe ai mbeti i vdekur në përplasjen fatale, nuk kishte autoritetin ligjor për atë fluturim specifik sepse kompania charter nuk kishte certifikimin e nevojshëm të lëshuar nga Administrata Federale e Aviacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *