• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lufta e hapur mes RAI 3 dhe Edi Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme



RAI3 dhe kryeministri shqiptare Edi Rama janë në një luftë të hapur publike. Shkak është bërë një seri reportazhesh të gazetarit italian Valerio Cataldi i cili fillimisht nxori për një raport konfidencial që tregonte se shifrat e kultivimit të kanabisit ishin rritur me 12 herë nga një vit më parë.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”, – thuhet në kronikën që sjell edhe disa foto nga ajri të Guardia di Finanza në një raport të rezervuar të policisë që gazetari i RAI3 ka parë.

“Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës” – thuhet në kronikë. Aty citohet drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj që u ka thënë gazetarëve se operacioni i nisur në vitin 2014 ka për synim që të shfarosë totalisht kultivimin e drogës.

“Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar” – citon gazetari.

“Nëpërmjet këtij trafiku të madh të marijuanës është një nga prodhuesit më të mëdhenj” – thotë Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes që shton se “është vënë re një disponibilitet i madh i mafias shqiptare që ka krijuar pasuri të shumta” – thuhet në kronikën e RAI 3.

Ishte kjo kronikë që nxiti reagimin e qeverisë. Kryeministri Rama shkroi në Tëitter se ky ishte një turp gazetaresk.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe certifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!” – tha Rama në reagimin e parë.

Dy ditë më pas kreu i qeverisë shqiptare nxori një deklaratë që sipas tij ishte bërë në një takim të zyrtarëve të ministrive të brendshme të të dyjave vendeve. Rama nxori edhe një shkrim të medias online “adnkronos”, por që vetë kjo media e publikoi një ditë më pas.


“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike” – shkroi Rama.

Por nuk ka vonuar përgjigjja e RAI3.

Në edicionin e mbrëmjes së të premtes gazetarët italianë i kthyen përgjigje se nuk tërhiqeshin nga ajo që kishin raportuar.

“Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane që janë drejtësia dhe liria e shtypit” – thuhet në prezantimin e kronikës.

Por raportimet e RAI3 për drogën dhe krimin e organizuar nuk janë vetëm kaq. Seria e kronikave të ditëve të fundit u ka bërë jehonë edhe listove të policëve të larguar në Europë ku kanë kërkuar azil politik për shkak të lënies në mes të katër rrugëve nga autoritetet shqiptare. I pari ishte rasti i Dritan Zaganit, i pari që denoncoi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kushërinjve të tij tashmë të arrestuar për trafik droge në Itali.

Më pas RAI3 ka rrëfyer edhe historitë e policëve të tjerë që kanë hetuar grupet e trafikut të drogës, por për shkak të tradhtisë së shefave të tyre janë detyruar të marrin familjet dhe të enden kampeve të Europës.

Për këta të fundit askush nga qeveria nuk ka guxuar të thotë një fjalë. ©LAPSI.al



23 Comments

  1. Rame gerdalla esht bere tamam si Ver Llapa i Tirones. Legeni ose me pershtat i shkon plera me i poshter qe ka pas kombi yne historikisht, i esht gris fytyra njeher e mir kohet e fundit. Thjesht kjo monster duhet te bojkotohet ne menyren me te ashper njerezore.

        1. po ti pse na can karin ketu ? Pse ca te keqe ka ti mbash iso Rames. Deri tani ka treguar qe ja u ka qire motrat dhe grate juve shpellkareve.

          1. Je i lire, vazhdo t’ja marresh ne goje Rames..

  2. Rai tre nuk meret me mafian bandat mafioze qe jo vetem ne itali por dhe ne bote rradhiten nder me te fuqishmet me ndikim te madh dhe jeten politike,nuk justifikon mafjan italiane duke u mare me gjoja ca bandit shpellkar me kanun sipas gazetes britanike ku mafja italiane ishte ne vend te pare hajde te sulmojme shqiperine se bandat shqipetare kane hyre ne gare me ato italiane

    1. Ke te drejte, fajin e kane italianet qe flasin per ne…Na e kane ziline se bandat shqipetare jane konkurente..dhe RAI TV shteteror italian po perkrah bandat e tij…ha ha ha ha

  3. Po ky gerdalla mjeker papuce ,dhe kur vete ne hale , nuk dhjeva thot por bera hallve ,dhe te gjithe ripordhet qe komentojne po thone ,eshte e vertete ajo qe thote k . K .tari tyre .Po ku pranon gje ,ai eshte si puna e putanave ,qe dhe kure e bejne ter diten ate pune ,jo thone skam ber gje pune kurvash.

  4. Te kuptohemi – Rai3, kanal shteteror italian(vend i BE) kunder Dordolecit babapilian Rama, me kanal te personalizuar privat Ertv!
    Do te gjykohemi si popull qe votuam(une jo) kete monster modern neokomunist! (Se Enverin e sollen sllavet dhe paslufta e 2te boterore)

  5. Vazhdoni lakuriqe kineze te ushqeheni se ju duhet te shperndani virusin salih dhe nepermjet rai tre qe as ne itali nuk e shikon njeri

  6. Mut dihet nga te gjithe kush han o shpellkar lakuriq kinez,nuk do arrini ti infektoni njerzit me virusin kinez

    1. po me pra, dole ti nga Riqelbja te gjykosh RAI dhe Bild..Ku keni mberrit, cfare injorance..ata ne kane ne grike te pushtes ne i kemi ne grike te topit…qesharak..

  7. Tallet Rai me kte budallin, gallofin e gjate! Po cunat e vlores ckane?!! Cunat e Vlores e kane bere burgun e Italise si shtepia e femijes!!!!!….

    1. Llafe drogaxhinjsh qe nuk ndajn rai tv nga pazare bastarde te droges..thua se jemi ne tv klan. Limit mendor si kalama ne fillore..puro riqelbes!

  8. Sa qef kane keta te stilolapist ta shohin Ramen ‘ ne lufte’ me te gjithe ( gjithashtu dhe me RAI 3) .
    Po pse nuk e publikon Lapsi pergenjeshtrimin e ministrise se jashtme itlaljane te ketyre ‘ fakteve ‘ qe ka zbuluar RAI3 ?

    O Shpellkare , mos e shihni te keqen vetem tek vetja jone ? Nuk ka asgje te jashtzakonshme qe nje italjani ti jete refuzuar investimi ketu tek ne dhe per vetem 5000 euro gazetari italjan servir nje reportazh sharlatan, Nje lloj shantazhi ‘ ala mediatik’ .

    1. Do me thene ti thua qe ministria italiane e pergenjeshtroi televizionin shteteror..por ai vazhdon..?? Nuk ke faj, kujton se ke te besh me baraken qe Rama quan shtet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *