• |
ide | kryesore

Vllaznia, sulmuesi i tretë për të zgjidhur problemin gol: Junior kthehet “në shtëpi”

Sport



“Jam i lumtur që rikthehem dhe ndjehem si në shtëpinë time” me këto fjalë sulmuesi brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior ka treguar lumturinë për kthimin në Shkodër, pas firmës së vënë në kontratën me Vllazninë. Kontratë një vjeçare për brazilianin, që nuk do të ketë problem me ambjentimin në skuadër. Gjatë aktivizimit me Vllazninë, një sezon më parë kur kuqeblutë luanin në kategorinë e parë, Junior ka spikatur si golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Me atë cfarë është parë në pjesën e parë të sezonit, merkato e Vllaznisë u përqendrua tek reparti ofensiv, për të zgjidhur problemet me shënimin e golit. Dy goditjet e para, maqedonasi Hristov dhe moldavi Sidorenco kanë dështuar të lënë shenjë në dy ndeshjet e para, duke bërë që shkodranët të shpejtojnë të mbrohen me një njohje të vjetër, brazilianin Junior, që para portës ka treguar se di të veprojë: “Gjatë kësaj periudhe që nuk kam qenë në Shqipëri, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Vllaznisë dhe po ashtu edhe të gjithë lajmet rreth saj. Jam në formën e duhur dhe i gatshëm për të luajtur, por është në dorën e trajnerit nëse do të jem në fushë që në ndeshjen e parë apo jo”.

Sulmuesi beson në kondicionin e tij fizik, por në anën tjetër është fakt se, në pjesën e parë të sezonit, kur ka mbajtur veshur fanellën e Zlate Moravce në Sllovaki, Junior është aktivizuar vetëm 255 minuta duke shënuar një gol, gjë që të të bën skeptik për formën e tij sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *