• |
ide | kryesore

West Side Family, koncert tribut për Dr.Florin

Paparazzi, Slider



Grupi “West Side Family” kanë përgatitur një surprizë për publikun.

Ata do të sjellin në Pallatin e Kongreseve një koncert tribute për këngëtarin shumë të dashur për publikun e që i mungon. Ky koncert tribute do të ketë risi në skenografi dhe në formën e Pallatit të Kongreseve. Të ftuar do të jenë shumë bashkëpunëtorë që do të performojnë këngët e Dr.Florit. Këtë koncert tribute e ka prezantuar me anë të një postimi në Instagram edhe Landi i cili shkruan:

“Ai ishte i vërtetë. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Ai ishte talent. Ai ishte pasionant. Për këto e shumë të tjera, ai ende mungon dhe do të mungojë gjithmonë. Kam parë dhe po shoh, kam dëgjuar dhe po dëgjoj dhe nuk dua të rrekem të shkruaj bukur, por për mua ai është dhe do mbetet i pazëvendësueshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *