• |
ide | kryesore

Egbo i bezdisur nga kritikat për merkaton: “Nuk e kuptoj, çfarë ju duket Sidibe!”

Sport



Kundër Teutës, kundërshtari i të dielës, mund të jetë fitorja e shtatë radhazi e këtë objektiv Emanuel Egbo, nuk kërkon ta humbasë, për më tepër që durrsakët ia kanë bërë jetën të vështirë gjithnjë Tiranës dhe kanë në favor edhe statistikën si një nga mbrojtjet më të mira të kampionatit: “Ne e kemi vlerësuar Teutën – tha Egbo para ndeshjes -. Është një nga ekipet më të fortë në kampionat. Gjithë ekipet janë të forta. Me meritë janë në vendin e 3-të të kampionatit. Janë ekip që kanë pësuar më pak gola dhe janë gjithmonë të ekuilibruar”.

Në merkaton e janarit Tirana ka hequr dorë nga Kërciku e Imami, duke afruar Morinën e Sidibe, pa mundur të godasë me një emër të madh të përfolur në qendër të mbrojtjes. Por ky fakt nuk e bën skuadrën me mungesë alternativash, si sqaron Egbo, sepse lojtari nga Guinea luan lehtësisht edhe në qendër të mbrojtjes, si e tregoi kundër Kastriotit në Kupë. “Nuk e kuptoj pse vazhdoni me këtë konstatim – u shpreh i bezdisur nigeriani – E kemi marrë një qendërmbrojtës. Kemi marrë Sidibenë. Është edhe mesfushor qendre edhe qendërmbrojtës. Në ndeshjet e Kupës luajti në qendër të mbrojtjes së bashku me Muçën. I mbulon të 2 rolet.

Gjashtë fitore radhazi por nuk janë mjaftueshëm për të sjellë trofe, në kohën kur kampionati ka shumë rrugë për të bërë deri në fund. E di shumë mirë këtë fakt Emanuel Egbo, njeriu që solli harmoninë tek bardheblutë e që kërkon të mbajë edhe skuadrën me këmbë në tokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *