• |
ide | kryesore

I pari që hapi dyert e Serie A për aziatikët dhe i besoi pankinën një gruaje: ndahet nga jeta presidenti ekscentrik

Sport



Luciano Gaucci është ndarë nga jeta në moshën 81 vjecare, pas një sëmundje të gjatë: ish- presidenti i Perugia kaloi vitet e fundit në Santo Domingo. I lindur në Romë në 28 dhjetor 1938, presidenti ekscentrik, Gaucci ka qenë i pari dhe i vetmi president, për momentin, që i ka besuar pankinën e një skuadre futbolli një trajnereje: në 1999 thërriti Carolina Morace në drejtim të Viterbese.

Me një të kaluar si zëvendëspresident i Romës së Dino Viola në vitet ’80, Gaucci u bë president i Perugia për 13 vjet nga 1992 në 2004, duke fituar dy promocione nga B në Serie A plùs një në B në 1993, por që iu hoq për një parregullsi pas playoff me Foggia kundër Acireale. Gjithnjë nën drejtimin e tij, Perugia ka luajtur edhe një gjysëmfinale të Kupës së Italisë në sezonin 2002/2003 e ka marrë pjesë në Kupën UEFA.

President vullkanik e me karakter të fortë, jo rastësisht i mbiquajtur ‘Uragan’, Gaucci ishte një njohës i madh i futbollit, duke nxjerrë në dritë trajnerë si Serse Cosmi e Stefano Colantuono, apo kanë hedhur hapat e parë kampionët e ardhshëm të botës si Marco Materazzi, Rino Gattuso, Massimo Oddo e Fabio Grosso. Gaucci hapi gjithashtu dyert e Italisë për futbollistët e parë aziatikë, si japonezi Hidetoshi Nakata, koreani Han e kinezi Ma Mingyu. Ka qenë pronar edhe i Viterbese, Catania e Sambenedettese e më pas shkoi një hap nga blerja e Napolit me Gjykatën që preferoi De Laurentiis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *