• |
ide | kryesore

Inzaghi i zhgënjyer nga merkato: “Giroud na duhej e do të na kishte ndihmuar”

Sport



Merkato ka lënë gjurmë në mendjen e Simone Inzaghi dhe tekniku i Lazio nuk ngurron ta kujtojë në vigjilje të sfidës së kampionatit kundër. Bllokimi që Chelsea i bëri Giroud në ditën e fundit i ka prishur punë teknikut italian, që kishte shpresuar shumë në udhëtimin e Igli Tares në Londër: “Giroud do të na kishte ndihmuar shumë, nuk u realizua dot, do të vazhdojmë kështu me lojtarët tanë, duke kërkuar të shtrëngojmë dhëmbët – tha tekniku i bardhekaltërve -. Do ti kërkoj Caicedo e Immobile një sforcim më tepër, duke shpresuar të rikuperojmë sa më shpejt Correa e duke kërkuar të përfshijmë sa më mirë Adekanye”.

“E kisha thënë më parë, po kërkonim dicka që të mund të na përmirësonte e ndihmonte, sepse në repartin ofensiv kemi ndonjë problem me dëmtimin e Correa”, vazhdoi Inzaghi -. Tre sulmuesit tanë po bëjnë dicka të jashtëzakonshme, por është rreziku i dëmtimeve e skualifikimeve. Duhet të bëjmë shumë kujdes. Kjo është një javë e rëndësishme, kemi tre sfida të rëndësishme të ngjeshura”.

Në fund edhe një mendim mbi cështjen me Luis Alberto: “Kemi një raport të mirë, ka shumë vlerësim mes nesh. Nuk mund ta humbasim në këtë moment. Kishte një problem para derbit e në fakt nuk u grumbullua për ndeshjen me Napolin. Nuk doja ta rrezikoja dhe e zëvendësova kundër Romës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *